JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET

JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET
Flamuri me sfond blu dhe kryq te bardhe simbolizon luften e sulioteve per kryqin dhe Greqine e madhe kunder shqiptareve dhe turqve.

lundi 20 octobre 2008

SULIOTET NUK DONIN CAMERINE DHE CAMET POR GREQINE


SULIOTET NUK DONIN CAMERINE DHE CAMET
POR GREQERINE

ABEDIN RAKIPI




Ndersa admiratoret e tij angleze shkruanin se Aliu i
kishte ngritur shqiptaret e tij ne lartesine e kombeve
me te forta te kontinentit(1). Luftrat e Aliut kunder
fiseve ortodokse te Sulit te siperm filluan rreth
viteve 1790 gjate luftes Austro-Ruse pasi Suliotet ne
malet e tyre sulmuan disa trupa te Aliut(2). Megjithe
shperthimet dhe permasat poetike qe morren suliotet
per mbrojtjen e tyre heroike ata fatkeqesisht nuk
ishin asgje tjeter vecse nje bande kleftesh(banditesh)
te organizuar ne fise dhe shoqeri qe ne cdo dalje nga
mali te banditeve qe perbenin komunitetin e maleve te
Sulit, ata sulmonin Turqit , apo Greket , apo
shqiptaret muslimane(3)duke i bere krahinat perreth
maleve te Sulit nje ferr per te gjithe. Ne 1791 duke
perfituar nga mungesa e Ali pashes( sepse ky kishte
detyrime ushtarake ndaj sulltanit) Suliotet sulmojne
pronaret muslimane te zones se Paramithise dhe
Margelliçit. Kete fakt na e sjell shkrimtarja De
Joelle Dalegre ne faqen 157 te librit te saj « Greket
dhe Osmanet 1453-1953 », ndersa ne arkivat franceze te
« Journal des sciences militaires » ne faqen 161
shkruhet per vitin 1822 : Suliotet pasi morren
keshtjellen e Regniazza ne rrugen e tyre drejt artes i
morren peng si rober lufte te gjithe camet e
Margellicit.
Ali Pasha qe edhe vete greket e quanin PYRRHUS apo
PIRRO i ri (4) ne nje ekspedite te dyte
per te luftuar suliotet perdori edhe Armatolet greke
kunder tyre ne korrik 1792 ne betejen e te ciles 2000
shqiptare te Aliut do te masakroheshin nga Suliotet.
Ata nuk e donin islamin dhe urrenin cdo njeri qe e
pranonte ate. Fakt eshte se ata kur ndonje njeri nga
fiset e tyre pranonte islamin, ose e vrisnin ose e
perjashtonin nga fisi, gje qe sillte edhe largimin nga
fshatrat e tyre. Sulmet e tyre te vazhdueshme ndaj
osmaneve dhe muslimaneve te fshatrave perreth nuk mund
ti linte keta te fundit indiferent ndaj edhe disa
ekspedita ushtarake kunder Sulioteve u ndermorren nga
kapedanet vendas kunder Sulioteve. Ne 1731 shqiptari
Njazi Ahmeti pashai i Janines se bashku me 8.000
trimat e tij i luftoi Suliotet por ky e humbi luften
dhe shume ushtare shqiptare u masakruan nga Suliotet.
Ne 1755 Mustafa Koka me 4.000 ushtare dhe Beqir bej
Cameria me 5.000 ushtare por qe te dy perballe maleve
dhe krykave te Sulit humben ushtrine e tyre. Ne 1759
Delvinioti Dost beu humbi perballe Sulioteve dhe
gjithe ushtria e tij perbere nga shqiptare u
shkaterrua nga Suliotet. Cami Maksut Aga nga Margariti
qe ishte edhe guvernator i Artes pesoi te njejtin fat
ne 1762. Ne 1772 cami Sulejman çapari bashke me 9.000
trimat e tij sulmoi Suliotet por i shtrenguar keq ne
malet e egerta te Sulit e humbi betejen. Ne 1788 i
famshmi Ali Pasha i Janines i hapi lufte sulioteve
sepse keta te fundit nuk respektonin ligjet dhe
kryenin krime. Ne 1792 3.000 ushtaret shqiptare te
Ali Pashes do te masakroheshin nga Suliotet te
drejtuar nga Jorgjio Bocari (babai i Marko Bocarit) ,
Llambro Xhavella (babai i Foto Xhavelles). Dy vjet me
vone do te pesonin te njejtin fat 2.000 shqiptare te
tjere qe Ali Pasha nisi kunder Sulioteve. Suliotet te
gjithe ndihmen e tyre e merrnin nga Parga dhe kishin
mbeshtetje te forte nga Europa. Rusia dhe Franca i
furnizonin ata me arme dhe municione. Per fuqite
Europeane Suliotet ishin nje instrument i persosur per
te dobesuar perandorine Osmane. Kur britaniket
bashkuan forcat e tyre me Osmanet per ti bere balle
Napoleonit Suliotet ngelen pa mbeshtetje sepse
britaniket ja prene atyre furnizimet me arme nga te
gjitha anet, gje kjo qe coi ne thyerjen e bashkimit te
klaneve Suliote. Familja Bocari per arsye politike
kerkoi nga Ali Pasha qe ti linte te largoheshin nga
Suli dhe te vendoseshin ne tokat e Aliut. Sidoqofte
Suliotet u mblodhen ne kishen greke Shen Georgios te
Sulit dhe vendosen qe te vazhdojne luftimet. Liderat e
tyre ishin : Foto Xhavella, Dhimo Drakos, Tusas Zerva(
nje nga stergjysherit e Napolon Zerves qe do te
masakronte me pas çamet pa meshire duke kryer krimet
me makabre te te gjithe historise se çamerise),
Kutzonikas, Janaqi( nga paraardhesit e Gjeneralit
famekeq Deli Janaqi qe me doren e vete do te
masakronte me mijera came gjate tragjedise came),
Fotomaras, Veiko etj. Pas nje beteje te gjate ne 7
dhjetor Suliotet do te kapitullonin perballe ushtareve
shqiptare te Aliut i cili i premtoi atyre se do te
lejonte te largoheshin per ne ishujt e mesdheut me
gjithe pasurine dhe armet e tyre. Ne 12 dhjetor 1803
Suliotet u nisen per ne Parga dhe neper ishujt e tjere
Joniane. Nje numer i madh Suliotesh u vendosen ne
Parge qe ishte nen kontroll Rus. Shume Suliote u vune
ne sherbim te Rusise ne Korfuz dhe u bene komponenti
kryesor i Legjionit te Drites Riflemen. Ky rregjiment
ishte i perbere nga Suliotet, Himariotet, Maniotet,
Kleptet(bandita greke), dhe Armatolitet( bandida greke
anti-klepte). Suliotet morren pjese ne shume ekspedita
ushtarake si ajo e Napolit ne 1805, Tenedos dhe
Dalmaci ne 1806, si dhe ne mbrojtejen e Lefkosit ne
1807. Pas traktatit te Tilsit ne 1807 mes Ruseve dhe
Francezeve, ushtrite ruse u larguan nga ishujt Joniane
dhe keto ishuj u okupuan nga Francezet. Pas ikjes se
Ruseve Suliotet qe ishin ne Legjionin e drites Rus u
vune ne sherbim te francezeve duke formuar ate qe
francezet e quajten tekstualisht LE REGIMENT SOULIOTE
(regjimenti suliot) dhe jo regjimenti shqiptar sic e
quajne filogreket shqiptare. Ky eshte nje tjeter fakt
qe filohelenet e kane deformuar duke na e paraqitur
kete regjiment me fjalet REGJIMENTI SHQIPTAR. Pra kjo
tregon qe sa me shume te ecim perpara aq me shume do
te zbulojme fakte te deformuara nga
filo-heleno-sllavo-komunistet.
Ne mes te Sulioteve jetonin edhe disa bandite katolike
qe ishin larguar nga malet e veriut te Shqiperise. Ne
mes Sulioteve qe flisnin shqip por qe sic e theksova
edhe ne fillim te shkrimit qe mes tyre kishte edhe
shume bandite greke qe ishin arratisur dhe strehuar ne
malet e Sulit per krime te ndryshme qe kishin kryer.
Ka shume hipoteza qe thone se mes tyre jetonin shume
familje shqiptare ortodokse qe kishin lidhje martesore
dhe gjaku me ta. Ky faktor dhe domosdoshmeria qe
kishte shqipja ne Cameri(sepse te gjithe shqiptaret
flisnin shqip dhe ishte gjuha vendase ne mbare
Camerine)beri qe me kalimin e kohes Suliotet shqiptare
apo greke apo Armatole qofshin ata te shqiptarizohen
per sa i perket gjuhes shqipe. Ky proces mendohet te
kete ndodhur per disa shekuj me rralle. Ne 1815
francezet, dhe anglezet e shperbene (LE REGIMENT DES
SOULIOTES) dhe i integruan suliotet ne dy regjimente
greke te drites. Nje pjese e mire e Sulioteve qe
kishin marre pjese ne legjionin Rus te drites shkuan
ne Rusi dhe i kerkuan Ruseve qe ti integronin ne
ushtrite e tyre por pas refuzimit te ketyre te fundit
ata u kthyen ne Greqi dhe integruan organizaten
sekrete nacionaliste greke PHILIKI ETAIREIA e formuar
ne Odesa ne 1814 qe kishte si qellim lirimin e te
gjitha tokave greke dhe bashkimin e popujve ortodokse.
Suliotet u perhapen neper Greqi duke bere te gjitha
perpjekjet e munsdshme per te futur sa me shume
vullnetare ne Philiki Etaireia ne menyre qe te
rifillonin nje lufte kombetare greke kunder osmaneve
qe do te vinte me vone me revolucionin grek te
komanduar nga vete Suliotet. Ne 1820 duke mos humbur
kohe Suliotet ju pergjigjen fteses se Ali pashes per
tju bashkuar atij kunder osmaneve. Per ta cdo menyre
per te dobesuar osmanet dhe forcuar Greqine dhe
Ortodhoksine ishte e vlefshme qofte edhe bashkepunimi
me ish-armikun e tyre Ali Pashen. Ata u bene heronjte
dhe drejtuesit e revolucionit grek ku u shquan figura
si Marko Bocari dhe Kico Xhavella. Pas pavaresise se
Greqise ata zune poste te larta administrative ne
shtetin grek duke drejtuar edhe levizjet diplomatike
te shtetit grek, levizje keto te cilat determinuan
edhe strategjite e reja qe helenet ndermorren ndaj
shqiptareve dhe trojeve te tyre per ti gllaberuar
trojet e lashta shqiptare, dhe per ti futur ato nen
tutelen greke, sic bene me Camerine te cilen pastaj e
lane me gjak shqiptari dhe muslimani cam. E thsksoj
kete sepse nuk u vra asnje Arvanitas ortodoks por u
masakruan vetem camet muslimane. Suliotet mund te
krahasohen deri ne nje fare pike me Kara Gjorgjen apo
Gjergj Petrovicin e Serbise qe ishin shqiptare me
origjine por qe nuk bene Shqiperine por Serbine, dhe
me pas punuan per eliminimin e shqiptareve muslimane
dhe sllavizimin e shqiptareve katolike dhe ortodhokse.
Ose me fisin e Kucit ne Mal te Zi TE cilet ishin
shqiptare me origjine por qe bene Malin e zi , dhe
vrane Kara Mahmud Bushatin. Edhe pse Suliotet kane
folur shqip, gjuha nuk i ben ata Shqiptar sepse shume
shqipfolesa ose burra me origjine shqiptare kane dale
por ata skane bere asgje per kombin e tyre,
perkundrazi kane punuar kunder kombit te tyre. Kjo me
ne dukje edhe njehere se ne Ballkan kombet nuk u
formuan sipas gjuhes por sipas kishave te ndryshme.
Kisha greke i beri Suliotet, greke apo grekefoles me
sakte , i beri vllehet apo shqiptaret ortodokse, greke
ndersa kisha serbe i beri vllehet, apo shqiptaret
serbe etj etj. Suliotet e braktisen kombin e tyre per
hir te kishes greke si shume shqiptare ortodokse gjate
100 viteve te fundit. Fakt per kete eshte edhe 1913
kur ortodokset e shqiperise se jugut thoshin nuk jemi
shqiptare por greke. Ndersa me kombin shqiptar ndodhi
e kunderta ku baza e forte dhe themeli i formimit te
kombit ishte feja muslimane. Shqiperine e bene
muslimanet me mundin dhe atdhedashurine e tyre dhe
fakt konkret per kete eshte Kosova, Cameria, Maqedonia
etj ku ata kane mbetur dhe jane shqiptare vetem se
ishin islame. Te gjitha trojet shqiptare qe ngelen
jashte kufijve ne 1913 vetem muslimanet nuk e pranuan
dhe e luftuan asimilimin duke krijuar nje shqiptarizem
te forte, ndersa shqiptaret ortodokse apo katolike u
asimiliuan sepse kisha i drejtonte ata sipas
interesave te kombit qe ajo perfaqeson sepse kisha
ortodhokse nuk do shqiptare , ajo i ben njerezit
greke. Ne historine e Greqise ka qindra grekomane
shqipfoles si Vangjel Zhapa apo Kostandin Arsaqi emer
te te cilit Greqia ka hapur edhe kolegjin Arsaqi ne
Tirane, qe edhe pse flisnin shqip punuan per
Greqine.Pra te dashur vellezer xhamite tona ne Cameri
e bene shqiptarizmin dhe kombin shqiptar dhe jo
Suliotet grekofile ose greke (sipas hipotezave) te
cilet pervec se e braktisen kombin per hir te kishes
greke i masakruan edhe vellezerit e tyre shqiptare
came, por te ne islami na beri shqiptare dhe dallimi
mes camit shqiptar dhe Suliotit grek eshte islami.Edhe
Bosnja eshte shembull tjeter per kete, ku masakrat si
ajo e Srebrenices ku serbet per hir te kishes vrane
vellezerit e tyre sllave boshnjake flasin qarte,
keshtu edhe Suliotet vrane vellezerit e tyre
shqiptare-muslimane. Nese shohim enciklopedine e lire
Wikipedia Marko Bocari njihet si nje hero grek dhe si
nje nga aktoret kryesore te luftes revolucionare
greke. Ai u quajt STRATARK dhe gjeneral i Greqise
perendimore. Ne 1814 ai behet anetar i organizates
patriotike greke HETAIRIA PHILIKE. Ne enciklopedine
Britanica per te shkruhet tekstualisht : : « « ON THE
NIGHT OF 21 OF
AUGUST 1823 HE LED THE CELEBRATED ATTACK AT KARPENTISI
OF 350 SULIOTS AGAINST 4000 ALBANIANS WHO FORMED THE
VANGUARD OF MUSTAFA PASHA BUSHATLIU OF SHKODRA WHO WAS
ADVANCING TO REINFORCE THE MUSLIM BESIEGERS.
Piktori francez Jean Leon ka realizuar ne shekullin e
19 nje portret te Marko Boçarit me kostum kombetar
grek dhe jo shqiptar. Kosta Boçari , vellai i Markos
me vone u be gjeneral dhe senator i mbreterise greke.
Djali i Markos
Dimitrios Boçari u be tri hete minister i luftes nen
mbreterit OTON dhe GEORGIOS, i asaj ushtrie qe sipas
shkrimtares angleze Miranda Vickers dogji dhe masakroi
46 fshatra muslimanesh vetem ne Shqiperine e sotme te
jugut pa llogaritur çamerine dhe gjithe trevat e tyre
qe mbeten jashte kufijve shqiptare duke mos prekur as
edhe nje fshat ortodoks. Ndersa Kiço Xhavella , biri i
Foto Xhavelles gjithashtu suliot si Markoja e shume te
tjere u shqua ne luften e 1821 ne Misollongji se
bashku me Gjorgj Karaiskaqin i cili jepte jeten per
Greqine por qe sot çuditerisht eshte bere krenari e
kombit shqiptar nga disa grekofile kaurre si Arben
Llalla. Pas ardhjes se Kapodistrias ne Greqi, Xhavella
liron nje pjese te madhe te Greqise qendrore nga
udheheqja e bejlereve dhe pashallareve te pasur
shqiptare, si dhe nga administrata muslimane. Pas
pavaresise behet nje mbeshtetes i flakte i
Kapodistrias dhe nje nga udheheqesit e partise Ruse.
Ne 1834 te akuzuar se po i pergatisnin atentat mbretit
ai dhe shume udheheqes te tjere te partise burgosen.
Pra Kiço Xhavella per te cilin ne Shqiperi shkruajne
se ai u burgos se ishte arvanitas u burgos , nuk u
burgos aspak per kete fakt por per lojrat politike te
partise se tij e cila akuzohej se do i bente atentat
mbretit te Greqise. Por me vendim te mbretit Oton ai
lirohet dhe vihet ne sherbim te mbretit. Me pas ai u
emerua minister i luftes ne vitet 1847-1848.
Ne 1825 Ibrahim Pasha biri i shqiptarit legjendar
Mehmet Ali qe ishte governator i Egjiptit zbret ne
More me 11 .000 ushtare dhe sic dihet historikisht
ushtaret e tij ishin me shumice derrmuese shqiptare.
Ai rimerr Navarinin dhe thyen Kollokotronin ne
Tripolice per te cilin filohelenet shqipfoles qe duan
te na e bejne heronj te kombit vetem ata qe dhane
jeten per Greqine shkruajne libra se ai ka qene nje
arvanitas dhe duhet te jemi krenare qe ai vriste
bashkekombasit e tij muslimane dhe mesakronte gra dhe
femije pa pike meshire. Ne 1826 shqiptari Ibrahim
Pasha ja rimerr Misollongjine grekeve te cilet ishin
nen urdhrat e gjeneral Miaulit( nje tjeter filogrek qe
ne shqiperi e bejne hero kombetar shqiptar edhe pse ai
se dinte nga bie shqiperia). Por Ibrahimi i theu ata
dhe i vuri ne arratine. Ne 5 dhjetor te 1826 ne
betejen e Arashoves qeveria greke dergoi Karaiskaqin
(arvanitas) i cili u perball me shqiptarin Kiutaqi i
cili drejtonte forcat muslimane dhe pasi Karaiskaqi e
fitoi betejen beri nje trofe te rende te perbere nga
300 koka muslimanesh dhe e ngriti ate me krenari. Ne 5
tetor ne 1821 kryeqyteti i Peloponezit Andronika e
mbrojtur nga shqiptari Mustafa beu bie ne duart e
Miaulit dhe te Kollokotronit dhe u dogj pergjate tre
diteve. Gjate ketyre 3 diteve 10.000 muslimane te te
gjitha sekseve dhe te te gjitha moshave u masakruan pa
meshire. Qyteti tashme ishte i paster nga njolla
muslimane dhe ishye helen fale heronjve tane Suliote.




(1) DOUGLAS An essay on certain points of ressemblence
between the ancient and modern greeks. London 1813
(2) Insurrection et regeneration de la Grece f. 77
(3) Insurrection et regeneration de la Grece f. 77
(4) Insurrection et regeneration de la Grece f. 66
(5)
(6)

2 commentaires:

Unknown a dit…

thone mire lushnjaret ska kale jeshil qe te dale cam i mire se me sa di une suliot e cam ishin bashke kunder ali pashes po ti me ligesi shkruan te tilla gjera se je nga ata came apo edhe shqiptar qe mohojne nene e babe, se me perzenien e cameve greket perzune edhe suliotet per te humbur historine e tyre te masakrave kunder cameve apo edhe komuniteteve te tjera turke

Linda a dit…

Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com