JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET

JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET
Flamuri me sfond blu dhe kryq te bardhe simbolizon luften e sulioteve per kryqin dhe Greqine e madhe kunder shqiptareve dhe turqve.

lundi 20 octobre 2008

KOLONEL DHIMITRAQ BOCARI SULIOTI ANTISHQIPTAR


Frashëri: Telinin e vranë grekët

Një ndër pikat e fundit që Mbreti Zog i kërkon Mehdi
Frashërit t'ia sqarojë, është ajo e vrasjes së
gjeneralit italian Telini, i cili kryesonte Komisionin
Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve. Lidhur me këtë
ngjarje, në përgjigjen e tij Mehdi Frashëri ka
shkruar: "Komisioni i Kontrollit të Kufijve e kishte
filluar punën e tij që përpara Luftës së Parë
Botërore, por me fillimin e asaj lufte ajo punë u
ndërpre dhe u la për më vonë. Pas mbarimit të luftës,
u formua përsëri një komision tjetër i përbërë prej:
gjeneralit italian Telini, kolonelit britanik Jails
dhe kolonelit francez Ordillion. Ndërsa nga ana
qeverisë shqiptare fillimisht u caktua Hil Mosi, por
me qenë se ky dha dorëheqjen, në vendin e tij u emëru
Dhimitër Berati. Pas kësaj, gjeneral Telini dhe
Dhimitër Berati shkuan në Janinë për të marrë kontakt
me autoritetet ushtarake greke, me qëllim që të
plotësonin komisionin me delegatin grek. Si delegat
grek ishte caktuar kolonel Boçari, i cili ishte një
grek ekstremist dhe stërnip i suliotit të famshëm,
Marko Boçarit. Me qenë se kolonel Boçari e
konsideronte gjeneral Telinin si një mbështetës të
Shqipërisë, vendosi që ta vriste atë. Për të vrarë
Telinin, ai bashkëpunoi me një kriminel grek të
arratisur që quhej Rexhei. Pas kësaj, banda që
kryesohej nga Rexhei i zuri pritë dhe e vrau gjeneral
Telinin, ndërsa ai po kthehej për në Shqipëri bashkë
me përkthyesin e tij ortodoks që kishte me vete. Për
të larguar përgjegjësinë politike, qeveria greke këtë
vrasje ua ngarkoi shqiptarëve, dhe sipas versionit të
tyre, ajo gjë kishte ndodhur për faktin se gjenerali
italian kishte marrë pjesë në Luftën e Vlorës. Por ky
version i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një
gënjeshtër e shpifje e madhe. Pas kësaj qeveria
italiane, nga raporti që kishte marrë nga Telini,
kishte kuptuar se autoritetet greke në çdo mënyrë
ishin shfaqur kundër gjeneralit, prandaj Musolini
dërgoi një flotë në Korfuz dhe qeverisë greke i dha
këtë ultimatum: "Qeveria greke menjëherë do të shkonte
në flotën italiane që ndodhej në Pire dhe do të
kërkonte ndjesë për ngjarjen e vrasjes të gjeneral
Telinit". Gjithashtu, ajo i kërkoi edhe 50 milion
franga si dëmshpërblim për njerëzit e vrarë. Mbas
kësaj ngjarjeje, si delegat italian në Komisionin e
Kontrollit të Kufijve, në vend të gjeneral Telinit, u
emërua gjeneral Gazzera, dhe nga ana Shqipërisë, Mehdi
Frashëri".


GAZETA SHQIPTARE

1 commentaire:

Linda a dit…

Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com