JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET

JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET
Flamuri me sfond blu dhe kryq te bardhe simbolizon luften e sulioteve per kryqin dhe Greqine e madhe kunder shqiptareve dhe turqve.

mardi 21 octobre 2008

TRADHETIA ARVANITO-SULIOTE NE EPIKEN DHE KENGET POPULLORE CAME

TRADHETIA ARVANITO-SULIOTE NE EPIKEN DHE KENGET POPULLORE CAME

Ne epiken dhe kenget popullore çame shfaqet qarte lufta dhe sakrificat qe çamet dhe shqiptaret e tjere kane bere kunder armatave arvanito-greke.

O SHOKË E SHOQËRI (102)
(82)
O shokë e shoqëri,
do t'u them një llahtari,
e paç me këta di si,
kle Moskovi sebepli.(1)
5 Rrëmbeu kriqin e dolli,
këtej Tunës(2) ordhit' hodhi,
i hodhi e i vërviti,
kaurët në këm' i ngriti,
nga Tuna njam ne Gjiriti.
10 U ngre Llaka,(3) u ngre Suli,
kallaxhitë nga Baburi.(4)
Llakë, Sul e Dumeqe,(5)
zunë besë me More.
Jallah gjarpri që i zuri,
15 kaha Sulejman Behluli,
gjith' skllev' e skllava i zuri,
të tërë në kordh' i vuri.
Vate hëna një mazdrak,(6)
luan hëna me bajrak,(7)
20 bën fanua(8) në Sanxhak,
me Moskovin ram në gjak.
Ram në gjak me shqehërinë,
Karadakun e Serbinë,
na kërkojnë Shqipërinë,
25 raje, çiflik të na binë.
Rrahu teli për Janinë:
Llakat e Sulit u ngrinë,
u gënjien, u fëllijnë,
janë lidhur me Gërqinë,
30 ran' e zunë Çamërinë.
Zunë mesn' e vilajetit,
Fanarin(8) e bregn' e detit.(9)(10)
1) Shkaktar.
2) Lumi Danub.
3) Pellgu a lugina nga Lumi i Zi në veri e deri në Lurë(në jug).
4)) Fshat i madh në malësinë lindore të Filatit.
5) Thesalia.
6) Hosten.
7) U duk, u shfaq.
8) Krahina gjatë Lumit të Zi.
9) Anëdeti nga Preveza e deri në fshatskelën: Spllanxë a Spllancë.
10) Ne kete kenge popullore çame tregohet sesi me nxitjen dhe ndihmen e Rusise u ngriten te tere popujt ortodokse te Ballkanit me kryqin ne dore per te fituar mbi myslimanet. Siç tregohet edhe ne vargjet e mesiperme Karadagu(Mali i Zi), Serbia, Greqia u ngriten ne kembe, por bashke me ta u ngriten ne kembe edhe Suliotet dhe arvanitet qe u bashkuan me grekun dhe zune te pushtojne çamerine. Vargjet Llakat e Sulit u ngrine, u gënjien, u fëllijnë, janë lidhur me Gërqinë, ran' e zunë Çamërinë tregojne tradhetine qe Suliotet i bene çameve duke u bashkuar me ushtrite greke per pushtimin e çamerise ne emer te kryqit. Per fakte te tilla siç e tregon edhe kjo kenge popullore çame Suliotet dhe Arvanitet jane dhe mbeten tradhetare te turpshem te kombit shqiptar.



TAFILI ME TË VËLLANË (76)
(52)
Tafili(1) me të vëllanë,
me Zejnel Gjolekë lamnë
u vërvin' e dojnë fshanë;
e përvëluan Milenë,(2)
5 se duaj të sill Morenë.
Morait' pllajeve mbenë,(3)
ca u vranë, ca u therë.
O Tafil, o Tafil palla,
keshe marr' urat nga nana.
1) Tafil Buzi.
2) Fshat në qafën malore mbi urën e Bogazit(Konispol). Më 1854 armata greke e komanduar nga gjeneral Thodhori Griva -shqiptar nga Narta, po i tjetërsuar në grek- mësyu Çamërinë Lindore. Të nxitur nga priftërinjtë, shqiptarët e krishterë të disa fshatrave kryengritën në përkrahje të armatës greke, po e pësuan.
3) Moraitet ishin arvanitet e Morese qe perbenin pjesen derrmuese te armates se Theodhori Grives.



ERDHI KARTË NGA MECOVA (83)
(59)
5 Erdhi kartë nga Mecova,
bën dufeq Mahmut bej Vlora,
në male pa tretur bora,
e mblodhi Grivën sa dora.(1)
10 Griva me tre kapetanë,
Papakostës bes' i dhanë,
ne klisha u ngren' e vanë,
të tre djelt' e ti u vranë.
Hormova me Jorgaq Janë
15 bashk' me Dhimo Bajraktarë,
shkelën kriqin(2) edhe thanë:
"Jurush, të marrim kalanë,
Mecovës t'i vëmë zjarrë!"(3)
1) Grusht, e shtrydhi.
2) U betuan mbi kryq, beja më e pashkelshme e të krishterëve.
3) Behet fjale per armaten greko-arvanite te drejtuar nga arvanitet Griva dhe Karaiskaqi qe dogjen dhe shkaterruan çamerine lindore ne vitin 1854. Motoja me te cilen Griva drejtoi armaten ishte “PERPARA ME KRYQIN NE NJE DORE DHE NE TJETREN THIKEN”. Ai masakroi me dhjetera fshatra muslimane te çamerise ne emer te kryqit dhe te Greqise. Perballe tij luftoi babai i ISMAIL QEMALIT, Mahmud bej Vlora.

GJËMON TOPI NGA BEDENI (84)
(60)
Gjëmon topi nga bedeni,
drridhet vëndi, Junan qeni.
Mun si qeni aluriti,
kokën në mejdan s'e qiti.
5 O Junan, o Junan-e,
të mbllitin muhasere,
pa rizak, pa xhephane,
kriqelitë ku i ke?(1)
Junan, të erdhi mandata,
10 s'të zuri as dit', as nata,
flakë ta dhezën nga prapa,
sa e lëshove në vraka.
Grivën me taborë shumë,
me evzonë, me kam-kumë(2)
15 e një çikë ngas(3)të zunë,
gjismët t'i mbinë në lumë.(4)
1) Shtetet e krishtere përkrahëse.
3) Bredharakë që lehin andej-këndej për të gjetur ndonjë thelë.
3) Gati, për pak.
4) Lumenjtë Aráht dhe Piné. Ushtarët greko-arvanite dhe andartët që luftonin së toku me ta në Mecovë e në malësitë


MBI JUNAN U HOTH I PARI (42)
(16)
Mbi Junan u hoth i pari
ki Çelo(1) Mehmet Picari,
zdrigji stratigón' nga kali,
si larash(2) që vjen nga mali.
5 Primë, qirje stratigo,
në je burr' atje qëndro,
vet-hen mos e tërpëro,
do lëftojmë domosdo,
daç me pall', daç me horó,(3)
10 që këtu njaam n'Epahto"(4)
Çelua me çepe të glatë
huxhùm(5) me katër bajrakë
dhezi vëndin zjarr e flakë,
15 destur(6) që të vi në Nartë.
O Çelo Mehmet Picari,
sh'të li palla, ta diq strralli!(7)
1) Emri i tij i vërtetë ishte Xhelo (Xhelal apo Xheladin). Shndërrimi i xh-së në ç kishte ndodhur për shkak të shqiptimit kështu nga grekërit dhe nga turqit.
2) Zog grabitqar pak më i vogël se shkaba, por shumë më i fuqishëm. Gjatë fluturimeve të tij pingule, vjeshtrave rrëmben sidomos shelegët e turllosur nga helmimi prej barit me vesë.
3) Këtu, kopaçe, njëlloj topuzi.
4) Qytet në gjirin e Patrës. Nafpaht.
5) Sulm, sipër.
6) Vendim. Ja fitore, ja vdekje.
7) Duket se është fjala për ngjarjet e vitit 1854 kundër gjeneralit Arvanit Thodhori Grivës, i cili duke përfituar nga mungesa e ballit të djalërisë çame në luftimet kundër Cariatit Rus në Krime, zbriti befas në anëdetin e Nartës dhe të Prevezës dhe mundi të arrinte deri në kufirin krahinor çamo-lab: Muzinë, Butrint etj. Çelua në krye te venddashësve kurveleshas bashkë dhe me të tjerë luftëtarë shqiptarë zbritën në ndihmë të luftëtarëve çamë.
6) Çfarë shpëtonte nga palla, e asgjesonte pushka dhe koburja.

KALAJA NË GËRRÇ N'ATHINË (45)
(19)
Kalaja në gërrç, n' Athinë,
ç'e rrethosnë njëzet milë
qark e qark, po s'munt të hinë,
lëfton Gurra me të nimnë,(1)
5 dërgon Gurra për imdat:(2)
Ku je, mor Karaiskáq,(3)
se më bëri Çelua çark, .(4)
më vjen me taborrë lart(5)
1) Nipin, Gurra një nga krerët arvanitë.qe luftoi kunder çameve te Çelo Picarit qe dhane jeten per te shuar kryengritjen greko-arvanite.
2) Ndihmë.
3) Ishte prej Nartës. Shërbeu në Oborrin e Ali Pashajt e pastaj u bë një nga krerët e "kryengritjes greke". Para marrjes së drejtimit të kryengritjes prej tij, kryngritja ishte në të shuar. Ky e rigjallëroi sepse pasi braktisi Aliun pas komplotit te madh qe Suliotet i bene atij, ai kaloi ne anen greke duke luftuar per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen. Ai gjithashtu sebashku me Theodhori Griven drejtoi armaten greko-arvanite qe ne vitin 1854 perzhiti dhe masakroi pjesen derrmuese te fshatrave muslimane te Çamerise Lindore.
4)Behet fjale per Çelo Picarin i cili ne rini te moshes bashke me luftetaret e tjere çame i bene balle kryengritjes greke qe drejtohej nga arvanito-suliotet. Çelo Picari ka drejtuar gjithashtu luftetaret çamo-labe ne vitin 1854 kunder gjeneralit Arvanit ne sherbim te Greqise Theodhori Griva i cili ne krye te nje armate greko-arnavite perzhiti gjithe Çamerine.
5) Kjo këngë u kushtohet ngjarjeve të viteve 1822-1823.

DHAN' E DHANË DOT S'U NGJINË (46)
(20)
Kalaja në gërrç n'Athinë,
dhan' e dhanë, dot s'u ngjinë,
ki Çelo Picari inë,
ç'e batërrdisi qafirë,
5 të vrarët bien me milë.
Zun' qafirët blegërinë:
Nuk e presim(1) dot Xhelilë,(2)
trimat e ti na përpinë.
1) S'e ndalojmë dot, s'e përballojmë dot.
2) Xhelil Mehmet Picari(Çelo Picari)

KUSH U HOTH "HOPA" N'ATHINË (47)
(21)
Kush u hoth "hopa" n'Athinë?(1)
Ki Çelo Picari inë,
me Muhtar Bej Qafëzinë,
bashkë e mblodhë ordhinë,
5 zunë skllevërit me milë;
dizet milë skllevër zunë,
peshqesh vezirit(2) ia shpunë.
U nisën për në shtëpi
me njëqint mushka flori,
10 pas u erdhi bujurdi:(3)
Ktheu, Çelo përsëri,
se na mbloi kauri!(4)
1) Është fjala për ngjarje të kohës së kryengritjes së pavarësisë në Greqi. Ndersa shqiptaret muslimane te çamerise luftuan kunder kesaj kryengritjeje greke dhe antishqiptare, arvanitet dhe suliotet luftuan kunder shqiptareve muslimane per Greqine.
2) Këtu, Ministër i Luftës dhe kryekomandant i trupave rrethuese, Mehmet Reshit Pashai qe ishte shqiptar.
3) Urdhër, komandë, qarkore.
4) Thirrjen ja ben populli Çelo Picarit ne vitin 1854 kur gjenerali arvanit ne sherbim te Greqise Theodhori Griva perzhiti çamerine lindore, dhe masakroi fshatra te tera çamesh. Çelo Picari siç tregohet edhe ne nje foto shkoi deri ne parlamentin grek dhe hyri atje brenda i veshur me fustanelle, si per te turperuar arvanito-greket.

NGREU, ÇELO, BËN ZANANË (78)
(54)
Ngreu Çelo, bën zananë,
ngjesh pisqoll' e jataganë,
të biç dufeq me Junanë!
Kapetan Griva ka dalë,
5 mbushi vëndin me andarë,(1)
zuri fshatërat me radhë,
u mori shpirtin e mallë.
Griva vet me vllezëri,
bëri vëndin paspurdhi,(2)
10 e bëri shkrrum edhe hi,
nekdo gjëmë, nekdo zi.
Ç'e bëtë Çelo Mehmenë,(3)
që të dal' siç kish adenë?!
Del, ore Çelo Mehmeti,
15 se këtu u bë gazepi,
dolli Junani nga deti,
na përrvëloi laneti!
Kur u derth Çelo Picari,
si purtek' u drroth Junani,
20 në More la vramn' i pari,
Grivë derri, kacidhjari.(4)
1) Komitë(grekë).
2) Fëlliqi, qelbi. Lesh e li.
3) Çelo Mehmet Picari. Emri i tij i vërtetë ishte Xhelo; po, ngaqë Ç-ja në turqisht lexohet Xh, ndodhi edhe shqiptimi nga Xhelo, në Çelo.
4) Qeros.

TË XHUMA MË TË XHUMA (80)
(56)
Të xhuma më të xhuma,
nglau(1) e shkrreta hata,
mulla Qemali u vra,
në Nartë, në këshëlla,
5 nek hidhej si ezhdërha.
Mulla Qemal Bejdeshati,
u bë ç'ish shkruarfati,
se të kish ardhur sahati.
U vërvit Qemal shehiti,(2)
10 kordh`e jatagan ç'i qiti,
"ileri"(3) fajkoj bërrtiti,
Grivën gjisej çorroditi,
sa mori ibrret(4) jeziti,
"rahmë-rahmë" ulëriti.
15 Junan, ç'kërkonje në Lurë,
s'të kish shkelur këma kurrë,
e pagove me lëkurë.
1) Ngjau.
2) Dëshmor. Mulla Qemal Bejdeshati, mirallaj(kolonel) në rast lufte; u vra në ballin e allajt(regjimentit) që komandonte, kur po sulmonte për të hyrë në kalanë e Nartës, të rrethuar nga gjeneral Griva më 1854.
3) Përpara, sulm!
4) Shëmbull, mësim. Këtu, tmerr, llahtarë.

O JU PAMPORË QË SHKONI (48)
(22)
O ju pamporë që shkoni,
në Hìdhër të më qëndroni,
Bubullimës(1) t'i dërgoni
kartë edhe të m'i thoni:
5 Ç’na gjeti, moj Bubullimë,
vranë atë trimin e mirë,
Mustafa bej Qafëzinë
Nuk e droj dot këtë fjalë,
se s'gjëndet i tili djalë,
isht nga trimat e rrallë.
10 Po të ish akoma gjallë,
burrë e keshinj(3) për te marrë,
të zërë me të një djalë,
që në kordhë të nglit(4) t'anë.(5)

1) Ajo që të huajt e quanin Bubulinë.
2) Po ta dija.
3) Kisha.
4) Ngjiste.
5) Ne kete kenge populli i çamerise i drejtohet me ironi Heroines arvanite qe luftoi per Greqine, Laskarina Bubulines, duke i kerkuar asaj se pse kryengritesit greko-arvanite vrane shqiptarin Mustafa bej Qafeziun, dhe duke vene ne gojen e saj ironikisht fjalet me te bukura per Mustafa beun, dhe si per ta turperuar ate ne fund populli thote me gojen e Bubulines qe po te mos kish vdekur Bubulina do e kish marre per burre.

ZEJNEL HUSA BURR' I BURRIT (79)
(55)
Zejnel Husa(1) burr'i burrit,
i vuri frërin kaurit,
ruajti kalan' e Sulit,
kalan' e Sulit e roi,
5 duaj te mirr arhjigoi,(2)
me kok' të ti e pagoi.
Zejnel Husë, ku më je,
një muaj muhasere,
sose rizak, xhephane,
10 se lëftonje me More,
me More e me Junan,
me dufeqe, jatagan,
mbronje vënt, mbronje vatan.
O Zejnel Husa me derte,
15 me pall' në dorë mbete,
për vatanin tënt ç'u trete.
Zejnel, të penes(3) veziri,
nga dovleti vjen tagdiri,(4)
bres i ardhur nga Misiri.
l) Një nga parësia e Margëllëçit. Me shoqëruesit e tij të armatosur asokohe ishte në ruajtje të kalasë së Sulit.
2) Komandanti.
3) Lëvdon.
4) Këtu, vendimi, emërimi, dekretimi.
Është fjala për rrethimin e kalasë së Sulit nga armata e gjeneral arvanit Theodhori Grivës më 1854.

DILI SHIHNI Ç'ASQER' VINË (81)
(57)
Dili shihni ç'asqer' vinë?
Vjen Mahmuti(1) me tri milë,
Mecovës seç ju vërvinë.
Mecov' e zeza Mecovë,
5 vunë zjarrë e të dojnë.
Gjashtëqint shtëpi Mecova,
shtatëqint copë duqanë,(2)
një kullë përtej në anë
e mbushur me kapetanë,
10 ata që vranë Selamnë.(3)
O Selam, kur u vërvite,
pall' e jatagan ç'i qite,
të zëre Grivën për grike,
medet, në gjoks ç'u godite
15 pa vatur mesi i dite!
Ku vall' ish rritur Selami?
Në një brimë, rrëzë mali.(4)
Bir, o bir, Selam Hasani,
sokëllit sa drridhej mali,
20 gjak të këllon' jatagani!
Bir, o bir Selam Behluli,
sokëllit sa drridhej guri!
Gjashtë dit' e gjashtë net,
Selam labi vret e pret.
1) Mahmut bej Vlora, i ati i Ismail Qemalit, komandant epror i luftëtarëve vetëdashës çamër e lebër që shpartalluan më 1854 armatën greko-arvanite të gjeneral Grivës.
2) Në Mecovë kishte më tepër shitore se shtëpi, ngaqë gjëndet në udhën kresore që lidh Thesalinë me Epirin.
2) Selam Hasani nga Velça e Lumit të Vlorës. Nuk e di se përse përmendet edhe me mbiemrin Behlulu.
3) Padyshim që është fjala për gravat(guvat shkëmbore) që gjënden poshtë e mbi fshatin Velçë.

lundi 20 octobre 2008

KOLONEL DHIMITRAQ BOCARI SULIOTI ANTISHQIPTAR


Frashëri: Telinin e vranë grekët

Një ndër pikat e fundit që Mbreti Zog i kërkon Mehdi
Frashërit t'ia sqarojë, është ajo e vrasjes së
gjeneralit italian Telini, i cili kryesonte Komisionin
Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve. Lidhur me këtë
ngjarje, në përgjigjen e tij Mehdi Frashëri ka
shkruar: "Komisioni i Kontrollit të Kufijve e kishte
filluar punën e tij që përpara Luftës së Parë
Botërore, por me fillimin e asaj lufte ajo punë u
ndërpre dhe u la për më vonë. Pas mbarimit të luftës,
u formua përsëri një komision tjetër i përbërë prej:
gjeneralit italian Telini, kolonelit britanik Jails
dhe kolonelit francez Ordillion. Ndërsa nga ana
qeverisë shqiptare fillimisht u caktua Hil Mosi, por
me qenë se ky dha dorëheqjen, në vendin e tij u emëru
Dhimitër Berati. Pas kësaj, gjeneral Telini dhe
Dhimitër Berati shkuan në Janinë për të marrë kontakt
me autoritetet ushtarake greke, me qëllim që të
plotësonin komisionin me delegatin grek. Si delegat
grek ishte caktuar kolonel Boçari, i cili ishte një
grek ekstremist dhe stërnip i suliotit të famshëm,
Marko Boçarit. Me qenë se kolonel Boçari e
konsideronte gjeneral Telinin si një mbështetës të
Shqipërisë, vendosi që ta vriste atë. Për të vrarë
Telinin, ai bashkëpunoi me një kriminel grek të
arratisur që quhej Rexhei. Pas kësaj, banda që
kryesohej nga Rexhei i zuri pritë dhe e vrau gjeneral
Telinin, ndërsa ai po kthehej për në Shqipëri bashkë
me përkthyesin e tij ortodoks që kishte me vete. Për
të larguar përgjegjësinë politike, qeveria greke këtë
vrasje ua ngarkoi shqiptarëve, dhe sipas versionit të
tyre, ajo gjë kishte ndodhur për faktin se gjenerali
italian kishte marrë pjesë në Luftën e Vlorës. Por ky
version i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një
gënjeshtër e shpifje e madhe. Pas kësaj qeveria
italiane, nga raporti që kishte marrë nga Telini,
kishte kuptuar se autoritetet greke në çdo mënyrë
ishin shfaqur kundër gjeneralit, prandaj Musolini
dërgoi një flotë në Korfuz dhe qeverisë greke i dha
këtë ultimatum: "Qeveria greke menjëherë do të shkonte
në flotën italiane që ndodhej në Pire dhe do të
kërkonte ndjesë për ngjarjen e vrasjes të gjeneral
Telinit". Gjithashtu, ajo i kërkoi edhe 50 milion
franga si dëmshpërblim për njerëzit e vrarë. Mbas
kësaj ngjarjeje, si delegat italian në Komisionin e
Kontrollit të Kufijve, në vend të gjeneral Telinit, u
emërua gjeneral Gazzera, dhe nga ana Shqipërisë, Mehdi
Frashëri".


GAZETA SHQIPTARE

SULIOTET NUK DONIN CAMERINE DHE CAMET POR GREQINE


SULIOTET NUK DONIN CAMERINE DHE CAMET
POR GREQERINE

ABEDIN RAKIPI




Ndersa admiratoret e tij angleze shkruanin se Aliu i
kishte ngritur shqiptaret e tij ne lartesine e kombeve
me te forta te kontinentit(1). Luftrat e Aliut kunder
fiseve ortodokse te Sulit te siperm filluan rreth
viteve 1790 gjate luftes Austro-Ruse pasi Suliotet ne
malet e tyre sulmuan disa trupa te Aliut(2). Megjithe
shperthimet dhe permasat poetike qe morren suliotet
per mbrojtjen e tyre heroike ata fatkeqesisht nuk
ishin asgje tjeter vecse nje bande kleftesh(banditesh)
te organizuar ne fise dhe shoqeri qe ne cdo dalje nga
mali te banditeve qe perbenin komunitetin e maleve te
Sulit, ata sulmonin Turqit , apo Greket , apo
shqiptaret muslimane(3)duke i bere krahinat perreth
maleve te Sulit nje ferr per te gjithe. Ne 1791 duke
perfituar nga mungesa e Ali pashes( sepse ky kishte
detyrime ushtarake ndaj sulltanit) Suliotet sulmojne
pronaret muslimane te zones se Paramithise dhe
Margelliçit. Kete fakt na e sjell shkrimtarja De
Joelle Dalegre ne faqen 157 te librit te saj « Greket
dhe Osmanet 1453-1953 », ndersa ne arkivat franceze te
« Journal des sciences militaires » ne faqen 161
shkruhet per vitin 1822 : Suliotet pasi morren
keshtjellen e Regniazza ne rrugen e tyre drejt artes i
morren peng si rober lufte te gjithe camet e
Margellicit.
Ali Pasha qe edhe vete greket e quanin PYRRHUS apo
PIRRO i ri (4) ne nje ekspedite te dyte
per te luftuar suliotet perdori edhe Armatolet greke
kunder tyre ne korrik 1792 ne betejen e te ciles 2000
shqiptare te Aliut do te masakroheshin nga Suliotet.
Ata nuk e donin islamin dhe urrenin cdo njeri qe e
pranonte ate. Fakt eshte se ata kur ndonje njeri nga
fiset e tyre pranonte islamin, ose e vrisnin ose e
perjashtonin nga fisi, gje qe sillte edhe largimin nga
fshatrat e tyre. Sulmet e tyre te vazhdueshme ndaj
osmaneve dhe muslimaneve te fshatrave perreth nuk mund
ti linte keta te fundit indiferent ndaj edhe disa
ekspedita ushtarake kunder Sulioteve u ndermorren nga
kapedanet vendas kunder Sulioteve. Ne 1731 shqiptari
Njazi Ahmeti pashai i Janines se bashku me 8.000
trimat e tij i luftoi Suliotet por ky e humbi luften
dhe shume ushtare shqiptare u masakruan nga Suliotet.
Ne 1755 Mustafa Koka me 4.000 ushtare dhe Beqir bej
Cameria me 5.000 ushtare por qe te dy perballe maleve
dhe krykave te Sulit humben ushtrine e tyre. Ne 1759
Delvinioti Dost beu humbi perballe Sulioteve dhe
gjithe ushtria e tij perbere nga shqiptare u
shkaterrua nga Suliotet. Cami Maksut Aga nga Margariti
qe ishte edhe guvernator i Artes pesoi te njejtin fat
ne 1762. Ne 1772 cami Sulejman çapari bashke me 9.000
trimat e tij sulmoi Suliotet por i shtrenguar keq ne
malet e egerta te Sulit e humbi betejen. Ne 1788 i
famshmi Ali Pasha i Janines i hapi lufte sulioteve
sepse keta te fundit nuk respektonin ligjet dhe
kryenin krime. Ne 1792 3.000 ushtaret shqiptare te
Ali Pashes do te masakroheshin nga Suliotet te
drejtuar nga Jorgjio Bocari (babai i Marko Bocarit) ,
Llambro Xhavella (babai i Foto Xhavelles). Dy vjet me
vone do te pesonin te njejtin fat 2.000 shqiptare te
tjere qe Ali Pasha nisi kunder Sulioteve. Suliotet te
gjithe ndihmen e tyre e merrnin nga Parga dhe kishin
mbeshtetje te forte nga Europa. Rusia dhe Franca i
furnizonin ata me arme dhe municione. Per fuqite
Europeane Suliotet ishin nje instrument i persosur per
te dobesuar perandorine Osmane. Kur britaniket
bashkuan forcat e tyre me Osmanet per ti bere balle
Napoleonit Suliotet ngelen pa mbeshtetje sepse
britaniket ja prene atyre furnizimet me arme nga te
gjitha anet, gje kjo qe coi ne thyerjen e bashkimit te
klaneve Suliote. Familja Bocari per arsye politike
kerkoi nga Ali Pasha qe ti linte te largoheshin nga
Suli dhe te vendoseshin ne tokat e Aliut. Sidoqofte
Suliotet u mblodhen ne kishen greke Shen Georgios te
Sulit dhe vendosen qe te vazhdojne luftimet. Liderat e
tyre ishin : Foto Xhavella, Dhimo Drakos, Tusas Zerva(
nje nga stergjysherit e Napolon Zerves qe do te
masakronte me pas çamet pa meshire duke kryer krimet
me makabre te te gjithe historise se çamerise),
Kutzonikas, Janaqi( nga paraardhesit e Gjeneralit
famekeq Deli Janaqi qe me doren e vete do te
masakronte me mijera came gjate tragjedise came),
Fotomaras, Veiko etj. Pas nje beteje te gjate ne 7
dhjetor Suliotet do te kapitullonin perballe ushtareve
shqiptare te Aliut i cili i premtoi atyre se do te
lejonte te largoheshin per ne ishujt e mesdheut me
gjithe pasurine dhe armet e tyre. Ne 12 dhjetor 1803
Suliotet u nisen per ne Parga dhe neper ishujt e tjere
Joniane. Nje numer i madh Suliotesh u vendosen ne
Parge qe ishte nen kontroll Rus. Shume Suliote u vune
ne sherbim te Rusise ne Korfuz dhe u bene komponenti
kryesor i Legjionit te Drites Riflemen. Ky rregjiment
ishte i perbere nga Suliotet, Himariotet, Maniotet,
Kleptet(bandita greke), dhe Armatolitet( bandida greke
anti-klepte). Suliotet morren pjese ne shume ekspedita
ushtarake si ajo e Napolit ne 1805, Tenedos dhe
Dalmaci ne 1806, si dhe ne mbrojtejen e Lefkosit ne
1807. Pas traktatit te Tilsit ne 1807 mes Ruseve dhe
Francezeve, ushtrite ruse u larguan nga ishujt Joniane
dhe keto ishuj u okupuan nga Francezet. Pas ikjes se
Ruseve Suliotet qe ishin ne Legjionin e drites Rus u
vune ne sherbim te francezeve duke formuar ate qe
francezet e quajten tekstualisht LE REGIMENT SOULIOTE
(regjimenti suliot) dhe jo regjimenti shqiptar sic e
quajne filogreket shqiptare. Ky eshte nje tjeter fakt
qe filohelenet e kane deformuar duke na e paraqitur
kete regjiment me fjalet REGJIMENTI SHQIPTAR. Pra kjo
tregon qe sa me shume te ecim perpara aq me shume do
te zbulojme fakte te deformuara nga
filo-heleno-sllavo-komunistet.
Ne mes te Sulioteve jetonin edhe disa bandite katolike
qe ishin larguar nga malet e veriut te Shqiperise. Ne
mes Sulioteve qe flisnin shqip por qe sic e theksova
edhe ne fillim te shkrimit qe mes tyre kishte edhe
shume bandite greke qe ishin arratisur dhe strehuar ne
malet e Sulit per krime te ndryshme qe kishin kryer.
Ka shume hipoteza qe thone se mes tyre jetonin shume
familje shqiptare ortodokse qe kishin lidhje martesore
dhe gjaku me ta. Ky faktor dhe domosdoshmeria qe
kishte shqipja ne Cameri(sepse te gjithe shqiptaret
flisnin shqip dhe ishte gjuha vendase ne mbare
Camerine)beri qe me kalimin e kohes Suliotet shqiptare
apo greke apo Armatole qofshin ata te shqiptarizohen
per sa i perket gjuhes shqipe. Ky proces mendohet te
kete ndodhur per disa shekuj me rralle. Ne 1815
francezet, dhe anglezet e shperbene (LE REGIMENT DES
SOULIOTES) dhe i integruan suliotet ne dy regjimente
greke te drites. Nje pjese e mire e Sulioteve qe
kishin marre pjese ne legjionin Rus te drites shkuan
ne Rusi dhe i kerkuan Ruseve qe ti integronin ne
ushtrite e tyre por pas refuzimit te ketyre te fundit
ata u kthyen ne Greqi dhe integruan organizaten
sekrete nacionaliste greke PHILIKI ETAIREIA e formuar
ne Odesa ne 1814 qe kishte si qellim lirimin e te
gjitha tokave greke dhe bashkimin e popujve ortodokse.
Suliotet u perhapen neper Greqi duke bere te gjitha
perpjekjet e munsdshme per te futur sa me shume
vullnetare ne Philiki Etaireia ne menyre qe te
rifillonin nje lufte kombetare greke kunder osmaneve
qe do te vinte me vone me revolucionin grek te
komanduar nga vete Suliotet. Ne 1820 duke mos humbur
kohe Suliotet ju pergjigjen fteses se Ali pashes per
tju bashkuar atij kunder osmaneve. Per ta cdo menyre
per te dobesuar osmanet dhe forcuar Greqine dhe
Ortodhoksine ishte e vlefshme qofte edhe bashkepunimi
me ish-armikun e tyre Ali Pashen. Ata u bene heronjte
dhe drejtuesit e revolucionit grek ku u shquan figura
si Marko Bocari dhe Kico Xhavella. Pas pavaresise se
Greqise ata zune poste te larta administrative ne
shtetin grek duke drejtuar edhe levizjet diplomatike
te shtetit grek, levizje keto te cilat determinuan
edhe strategjite e reja qe helenet ndermorren ndaj
shqiptareve dhe trojeve te tyre per ti gllaberuar
trojet e lashta shqiptare, dhe per ti futur ato nen
tutelen greke, sic bene me Camerine te cilen pastaj e
lane me gjak shqiptari dhe muslimani cam. E thsksoj
kete sepse nuk u vra asnje Arvanitas ortodoks por u
masakruan vetem camet muslimane. Suliotet mund te
krahasohen deri ne nje fare pike me Kara Gjorgjen apo
Gjergj Petrovicin e Serbise qe ishin shqiptare me
origjine por qe nuk bene Shqiperine por Serbine, dhe
me pas punuan per eliminimin e shqiptareve muslimane
dhe sllavizimin e shqiptareve katolike dhe ortodhokse.
Ose me fisin e Kucit ne Mal te Zi TE cilet ishin
shqiptare me origjine por qe bene Malin e zi , dhe
vrane Kara Mahmud Bushatin. Edhe pse Suliotet kane
folur shqip, gjuha nuk i ben ata Shqiptar sepse shume
shqipfolesa ose burra me origjine shqiptare kane dale
por ata skane bere asgje per kombin e tyre,
perkundrazi kane punuar kunder kombit te tyre. Kjo me
ne dukje edhe njehere se ne Ballkan kombet nuk u
formuan sipas gjuhes por sipas kishave te ndryshme.
Kisha greke i beri Suliotet, greke apo grekefoles me
sakte , i beri vllehet apo shqiptaret ortodokse, greke
ndersa kisha serbe i beri vllehet, apo shqiptaret
serbe etj etj. Suliotet e braktisen kombin e tyre per
hir te kishes greke si shume shqiptare ortodokse gjate
100 viteve te fundit. Fakt per kete eshte edhe 1913
kur ortodokset e shqiperise se jugut thoshin nuk jemi
shqiptare por greke. Ndersa me kombin shqiptar ndodhi
e kunderta ku baza e forte dhe themeli i formimit te
kombit ishte feja muslimane. Shqiperine e bene
muslimanet me mundin dhe atdhedashurine e tyre dhe
fakt konkret per kete eshte Kosova, Cameria, Maqedonia
etj ku ata kane mbetur dhe jane shqiptare vetem se
ishin islame. Te gjitha trojet shqiptare qe ngelen
jashte kufijve ne 1913 vetem muslimanet nuk e pranuan
dhe e luftuan asimilimin duke krijuar nje shqiptarizem
te forte, ndersa shqiptaret ortodokse apo katolike u
asimiliuan sepse kisha i drejtonte ata sipas
interesave te kombit qe ajo perfaqeson sepse kisha
ortodhokse nuk do shqiptare , ajo i ben njerezit
greke. Ne historine e Greqise ka qindra grekomane
shqipfoles si Vangjel Zhapa apo Kostandin Arsaqi emer
te te cilit Greqia ka hapur edhe kolegjin Arsaqi ne
Tirane, qe edhe pse flisnin shqip punuan per
Greqine.Pra te dashur vellezer xhamite tona ne Cameri
e bene shqiptarizmin dhe kombin shqiptar dhe jo
Suliotet grekofile ose greke (sipas hipotezave) te
cilet pervec se e braktisen kombin per hir te kishes
greke i masakruan edhe vellezerit e tyre shqiptare
came, por te ne islami na beri shqiptare dhe dallimi
mes camit shqiptar dhe Suliotit grek eshte islami.Edhe
Bosnja eshte shembull tjeter per kete, ku masakrat si
ajo e Srebrenices ku serbet per hir te kishes vrane
vellezerit e tyre sllave boshnjake flasin qarte,
keshtu edhe Suliotet vrane vellezerit e tyre
shqiptare-muslimane. Nese shohim enciklopedine e lire
Wikipedia Marko Bocari njihet si nje hero grek dhe si
nje nga aktoret kryesore te luftes revolucionare
greke. Ai u quajt STRATARK dhe gjeneral i Greqise
perendimore. Ne 1814 ai behet anetar i organizates
patriotike greke HETAIRIA PHILIKE. Ne enciklopedine
Britanica per te shkruhet tekstualisht : : « « ON THE
NIGHT OF 21 OF
AUGUST 1823 HE LED THE CELEBRATED ATTACK AT KARPENTISI
OF 350 SULIOTS AGAINST 4000 ALBANIANS WHO FORMED THE
VANGUARD OF MUSTAFA PASHA BUSHATLIU OF SHKODRA WHO WAS
ADVANCING TO REINFORCE THE MUSLIM BESIEGERS.
Piktori francez Jean Leon ka realizuar ne shekullin e
19 nje portret te Marko Boçarit me kostum kombetar
grek dhe jo shqiptar. Kosta Boçari , vellai i Markos
me vone u be gjeneral dhe senator i mbreterise greke.
Djali i Markos
Dimitrios Boçari u be tri hete minister i luftes nen
mbreterit OTON dhe GEORGIOS, i asaj ushtrie qe sipas
shkrimtares angleze Miranda Vickers dogji dhe masakroi
46 fshatra muslimanesh vetem ne Shqiperine e sotme te
jugut pa llogaritur çamerine dhe gjithe trevat e tyre
qe mbeten jashte kufijve shqiptare duke mos prekur as
edhe nje fshat ortodoks. Ndersa Kiço Xhavella , biri i
Foto Xhavelles gjithashtu suliot si Markoja e shume te
tjere u shqua ne luften e 1821 ne Misollongji se
bashku me Gjorgj Karaiskaqin i cili jepte jeten per
Greqine por qe sot çuditerisht eshte bere krenari e
kombit shqiptar nga disa grekofile kaurre si Arben
Llalla. Pas ardhjes se Kapodistrias ne Greqi, Xhavella
liron nje pjese te madhe te Greqise qendrore nga
udheheqja e bejlereve dhe pashallareve te pasur
shqiptare, si dhe nga administrata muslimane. Pas
pavaresise behet nje mbeshtetes i flakte i
Kapodistrias dhe nje nga udheheqesit e partise Ruse.
Ne 1834 te akuzuar se po i pergatisnin atentat mbretit
ai dhe shume udheheqes te tjere te partise burgosen.
Pra Kiço Xhavella per te cilin ne Shqiperi shkruajne
se ai u burgos se ishte arvanitas u burgos , nuk u
burgos aspak per kete fakt por per lojrat politike te
partise se tij e cila akuzohej se do i bente atentat
mbretit te Greqise. Por me vendim te mbretit Oton ai
lirohet dhe vihet ne sherbim te mbretit. Me pas ai u
emerua minister i luftes ne vitet 1847-1848.
Ne 1825 Ibrahim Pasha biri i shqiptarit legjendar
Mehmet Ali qe ishte governator i Egjiptit zbret ne
More me 11 .000 ushtare dhe sic dihet historikisht
ushtaret e tij ishin me shumice derrmuese shqiptare.
Ai rimerr Navarinin dhe thyen Kollokotronin ne
Tripolice per te cilin filohelenet shqipfoles qe duan
te na e bejne heronj te kombit vetem ata qe dhane
jeten per Greqine shkruajne libra se ai ka qene nje
arvanitas dhe duhet te jemi krenare qe ai vriste
bashkekombasit e tij muslimane dhe mesakronte gra dhe
femije pa pike meshire. Ne 1826 shqiptari Ibrahim
Pasha ja rimerr Misollongjine grekeve te cilet ishin
nen urdhrat e gjeneral Miaulit( nje tjeter filogrek qe
ne shqiperi e bejne hero kombetar shqiptar edhe pse ai
se dinte nga bie shqiperia). Por Ibrahimi i theu ata
dhe i vuri ne arratine. Ne 5 dhjetor te 1826 ne
betejen e Arashoves qeveria greke dergoi Karaiskaqin
(arvanitas) i cili u perball me shqiptarin Kiutaqi i
cili drejtonte forcat muslimane dhe pasi Karaiskaqi e
fitoi betejen beri nje trofe te rende te perbere nga
300 koka muslimanesh dhe e ngriti ate me krenari. Ne 5
tetor ne 1821 kryeqyteti i Peloponezit Andronika e
mbrojtur nga shqiptari Mustafa beu bie ne duart e
Miaulit dhe te Kollokotronit dhe u dogj pergjate tre
diteve. Gjate ketyre 3 diteve 10.000 muslimane te te
gjitha sekseve dhe te te gjitha moshave u masakruan pa
meshire. Qyteti tashme ishte i paster nga njolla
muslimane dhe ishye helen fale heronjve tane Suliote.




(1) DOUGLAS An essay on certain points of ressemblence
between the ancient and modern greeks. London 1813
(2) Insurrection et regeneration de la Grece f. 77
(3) Insurrection et regeneration de la Grece f. 77
(4) Insurrection et regeneration de la Grece f. 66
(5)
(6)

NEOSULIOTET MOHOJNE CAMERINE


Neosuliotët

http://revistamapo.com/index.php?faqe=detail&kat=Dossier&id=925

Shkruan : Ben Andoni

Një artikullshkrues, pak ditë më parë, Sulin dhe
suliotët i
identifikonte me Çamët. Historia ngërthehej, por
pastaj
ndahej. Çamët me fatkeqësinë e tyre të ditur dhe
Suliotët
të rrënuar, të shpërndarë, në një histori, që nuk u
tregua
aspak dashamirëse me ta. Një pinjoll 70 vjeçar i
Xhavellave
(Tasho) nuk gjente qetësi, sesi ata mund të
identifikohen
me çamët. Suli është Suli, u thoshte të gjithëve. I
tronditur. Pa qetësi...”Kam qenë krenar për racën time
dhe
që kur kullosja kecërit në një pllajë, dija se ato
ishin
pllajat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë në Melesin,
atje
në qoshk të Shqipërisë”. Suliotët kur u shpërbënë
erdhën në
Melesin në kohën e Zylyftar Podës, rrëfen për MAPO,
Anesti
Tasho...O suljotë,- na thërriste krahina. Ishin ezmerë
me
nofulla të kërcyera dhe të gjatë. Sot e kësaj dite
shumë
nga ne janë ezmerë dhe në gjithë Shqipërinë..
...
I pari, që erdhi prej tyre nga fisi i njohur suliot në
Shqipëri, ishte me emrin Tasho. Pasardhësi i fisit të
Xhavellave, kishte ngarkuar dy djemtë e vegjël, në dy
kosha, dhe me ta mbartur- mbërriti Melesinin. Që andej
iu
shpalos për herë të parë vendi i ri fëmijëve.
Përfundimisht, kjo do bëhej shtëpia e tij dhe e fisit,

tashmë nuk do të dehej më, me erën e lirisë së Sulit.
Por,
burri i fortë, që veç erës së luftës kishte mbartur
edhe
erën e blegtorit të mirë, nuhati kullotën e mirë dhe
qetësinë e munguar. Atë që e kishin harruar suliotët.
Stërgjyshi i Anestit Tashos, bashkë me gjashtë familje
suliotësh, që erdhën pas tij në këtë vend, krijuan
vendbanimin e ri të suliotëve. Tashmë kishte mbaruar
lufta,
po fillonte mbijetesa. “Kishin nevojë që të jetonin”,
kujton Anesti, që realizoi pas viteve e viteve të tëra
punë
një monografi, që i kushtohet Sulit dhe suljotëve, por
edhe
racës së tij. Që dikur nxori dhe një nga kryeministrat
e
parë të shtetit grek, Kiço Xhavellën. Mësuesi, ose
inxhinieri i dikurshëm, në librin e tij, ka
koleksionuar me
kujdes dhe ka bërë një “Histori të Sulit”, ku ka futur
pasardhësit e tij, që tashmë janë të vendosur kudo
nëpër
Shqipëri. “Të gjithë mendojnë se të parët tanë dhe
disa
familje të tëra suliote kanë ardhur në Melesin rreth
viteve
1828-1831, kur kapedan Zylyftar Poda mbas luftës dhe
qëndresës së tij në Melesin, ndaj forcave osmane,
pranoi që
të qëndronte në Melesin”, kujton Anesti. “Për suliotët

kur kam kuptuar e filluar së shkruari, çdo gjë që
dëgjoja e
mbaja shënim dhe çdo material për Sulin e arshivoja”.

kohën e monizmit nuk ka guxim sepse suliotët shqiptarë
quheshin si filo grekë. Në kohën e demokracisë e
përfundon
të gjithë botimin e tij dhe tash është duke botuar një

dytë.

Në Melesin...
Në vendin e ri ata ishin të papërkulur, jo për sa i
përket
armiqve, por mbijetesës. Bënë pije të mrekullueshme,
por
edhe punuan me përkushtim në bujqësi, tregëti. Pasi
jetuan
deri në fillim të shekullit të kaluar, Suliotët, që
tashmë
ishin shkrirë me vendasit, vendosën që të shkonin më
tutje
në Leskovik. Në fillimet e shekullit të kaluar,
Leskoviku,
ishte një qytet, me peshë në Shqipëri. Dhe, falë
pozicionit
të dyzuar të qytetit, që shërbente njëkohësisht për
Shqipërinë dhe Greqinë, suliotët, po aq të dyzuar mes
kohës, blenë shtëpitë e disa të pasurve. Kur ata u
zhvendosën përfundimisht në banesat e reja nuk ishin
si
dikur, kur jetonin në kasollet me baltë. Ky ishte
ndërrimi
i parafundit i banesave para se të shpërndaheshin.
Por,
ishte edhe koha e ndërrimit të madh të emrave.
Administrata
osmane, që ishte prezente në Shqipëri, nuk e kishte
harruar
se çfarë kishin bërë gjyshërit e tyre. Sepse,
Xhavellat, që
zgjidheshin shpesh në krye të suliotëve, apo që e
ndihmuan
Revolucionin grek, nuk mund të harroheshin lehtë. “Nga
ky
element, pasardhësit e fisit të famshëm luftëtar,
kujtuan
dhe vendosën, që të ndërronin mbiemrin e Xhavellës me
Tasho, për nder të suliotit të parë, që zbriti në këtë
vend”, kujton Nesti.

Si u bashkuan
“Kemi disa kushërinj tanë në Borizanë (Greqi) dhe kur
shkuam në Sul, pleqtë na treguan se sarajet diku atje

mal ishin tonat. Por, ata më shumë ruanin në mëndje
bashkësinë tonë dhe mënyrën sesi ne rrinim me
njëri-tjetrin” , kujton burri, që ideoi dhe bashkimin
e
fisit në një datë të caktuar, si dikur. Rituali i
bashkimit
të suliotëve, ose ky pelegrinazh familjar, i ka
rrënjët
thellë në histori. Të gjendur gjithmonë përpara
vështirësive, por më shumë për të përkujtuar të
kaluarën e
paraardhësve të tyre të nderuar, në Sulin e largët,
pinjollët e tyre mblidheshin në ditën e emrit të Shën
Sotirit (Shpëtimtarit) , në rrëzë të Melesinit në
Leskovik.
Vendit, ku ata zbritën për herë të parë në vitet ’30

shekullit të XIX, në ekstremin lindor të Shqipërisë.
Ky
ritual, që vazhdoi me jetën dhe fatin e pesë brezave
suliotësh, arriti kulmin para Luftës së Dytë Botërore.

lulëzimin e tij, një panair lokal bëhej për nder të
bashkimit të tyre. Xhavellajt e Shqipërisë, që tashmë
u
konvertuan në Tasho dhe Sulioti, mblidheshin për t’u
interesuar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Historia
e
pelegrinazhit, më vonë, nuk mbaron këtu, po ajo ka
vazhduar
me ritme më të ulëta dhe gjatë Luftës së Dytë. “Ku, të
detyruar nga përfundimi i saj, disa shkuan në Greqi,
disa
mbetën në Shqipëri”, kujton Anesti, organizatori i
saj, i
menduar. Pas luftës, me gjithë përmasat jo të mëdha,
suliotët krenarë mblidheshin përsëri, por tashmë
gjithnjë e
më të rralluar. Dhe, kishte shumë momente, pas Luftës

qëndronin pa folur, sepse tashmë pjesa më e madhe e
tyre,
ishte jashtë kufijve të Shqipërisë, ndërsa ata vetë
përballeshin me shuarjen e heshtur.
Në Kishën e tyre të Shën Sotirit, pasi meshoheshin,
Neo-suliotët qëndronin pak me njëri-tjetrin, pyesnin
për të
rejat dhe ndaheshin me premtimin e përvitshëm se do të
ribashkoheshin përsëri. Këtë tash e bëjnë rregullisht
kur
mblidhen nga të gjithë vendet. Anesti Tasho, pinjolli
i
brezit të tretë të fisit të njohur suliot Xhavella,
kur
afron gushti, shpërndan ftesa, tek të gjithë
pasardhësit e
Suliotëve, që janë të përhapur tani në tre kontinente,
Amerikë, Evropë dhe Australi, për tu ribashkuar.
Flitet për
një histori të jashtëzakonshme, që ka lidhje me fisin
e
njohur Xhavella, të natyralizuar tashmë Tasho dhe të
denjë
për një Guiness historik. Si dikur, në datën 6 gusht
të çdo
viti, kudo që të ndodheshin dhe në çfarëdo momentesh
që të
ishin, Suliotët e fisit të Xhavellajve, heronjve të
famshëm
të rezistencës kundër Osmanëve, bashkoheshin në
Shqipëri,
në Melesin të Leskovikut. Dhe me kalimin e kohës
kujtuan jo
vetëm suliotët e dikurshëm, por edhe të tashmit. Mbi
fisin
e famshëm, historikisht pati probleme me të gjithë
pushtuesit. Disa nga përfaqësuesit e nderuar të këtij
fisi,
që organizuan për herë të parë rezistencën ndaj
fashizmit
në Leksovik, u dënuan më vonë nga regjimi komunist. Të
mbeturit, mbijetonin me çfarë të mundeshin. “Ky ishte
momenti, ku trishtimi ynë ishte i madh. Por, amaneti i
pleqve tanë, që të mblidheshim ishte akoma më i madh”,
kujton i moshuari, që rilindi traditën. Anesti,
vazhdon që
të ‘endet’ arkivave, biblotekave, Institutit të
Historisë,
për të sqaruar se kush ishte vendi i vërtetë i
paraardhësve
të tij në Revolucionin Grek, kundër Portës së Lartë,
apo
kundër Ali Pashës. Falë pasionit të hershëm për
historinë,
ish inxhinieri mekanik duket se ia ka dalë më së
fundi. Kur
ka arritur, më në fund, në këtë vit, që t’i bindë pas
‘90
suliotët, që t’i bashkojë si dikur në Melesinin e
vjetër.
Kjo është arsyeja, që pas gati 30 vjetësh, të 150
Xhavellat
shqiptarë dhe po aq grekë, dhe më pak në vendet e
tjera,
bashkohen, si dikur në Melesinin e largët. Është
mbijetesa
e një fisi shqiptar, simbol i qëndresës kombëtare në
shekuj.
“E unë tashti le të më gjejë se çfarë të dojë, arrita,

t’i bashkoja njerëzit e mi, si dikur”, kujton i
moshuari
Anesti Tasho. “Jam i lumtur, se ne nuk do të shuhemi,
thotë
ai. Këtë e kam parë tek Xhavllinjtë e rinj, që mezi po
presin të njihen”. Dhe, këtë do t’ua lë amanet edhe
fëmijëve të mi...”Nuk jemi çamë”, më thotë sërish. Ne
kemi
luftuar me breza, që të ishim dhe të mbetemi suliotë.

dimanche 19 octobre 2008

BOÇARÉNJTE DHE TRADHTIA E MARKO BOÇARIT NDAJ ALI PASHE TEPELENES



BOÇARÉNJTE DHE TRADHTIA E MARKO BOÇARIT NDAJ ALI PASHE TEPELENES





KY MATERIAL ESHTE SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHES NE TE CILIN TREGOHET QARTE TRADHETIA QE SULIOTET ME NE KRYE MARKO BOÇARIN I BENE ALI PASHES QE LUFTONTE PER SHQIPERINE DUKE E BRAKTISUR DHE DUKE KALUAR NE ANEN E GREKEVE.


BOÇARÉNJ,~TË: Fis i madh e i fuqishëm luftëtarësh të guximshëm shqiptarë nga Suli, pjesa lindore e Çamërisë së Mesme. I.M.Qafëzezi shkruan se i pari i tyre që njihet ka qenë Kiço Boçari, i biri i tij ishte Jorgj Boçari, kurse të nipërit e vet ishin Dhimitër, Kiço(i ati i Markos) e Thanas Boçari.Vëllezër të Markos ishin Kollë e Kostë Boçari, kurse Dhimitri e Tushja ishin përkatësisht i pari djali i Notit e i dyti i Thanasit., domethënë kushërinj të parë të Markos. I biri i vetëm i Markos, Dhimitër Boçari, ndërsa Jani, Kiçua, Markua e Nashua ishin të bijtë e Kostës, vëllait të Markos. Boçarenjtë e fundit ishin: Timo Dhimitër Boçari, nipi i Notit. Kostandin Kiço Boçari, nipi i Kostës dhe i pasmi Dhimitraq Boçari, stërnip i Notit, n/kolonel i armatës kr. a-f, ish-kryepërfaqësues i qeverisë greke në Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit shtetëror greko-shqiptar në vitn 1923 e në vitet 1930 ministër i fuqive detare kr. a-f., përherë armik tejet i hidhur i kombit dhe i shtetit shqiptar.Sulotët, duke qenë racë shqiptare, i kanë pasë treguar dukshëm veçoritë e rralla të racës përkatëse: trimërinë dhe krenarinë, paepshmërinë para kurrfarë vështirësie, ndershmërinë, bujarinë etj., veçori këto që ua ka njohur e theksuar gjithëkush, ashtu si tërë shqiptarëve të tjerë. Mjerisht trimëria e rrallë dhe cilësitë e tjera të tyre shkuan për dhjamë qeni, sepse ata luftuan kundër sundimit osman, po jo në dobi të atdheut e të kombit të vet. Disa pjesëtarë nga ata dhe shumë e shumë nga bashkëkrahinarët e vet u vranë gjatë luftimeve përkrah kr. a-f. e si të tillë nuk u takon të quhen as dëshmorë e as heronj.BOÇARI, Marko (1789-1823). Luftëtar i mirënjohur nga Suli. U rrit dhe u stërvit si luftëtar në oborrin e A. p. T. Në vitet 1803-1806, së toku me të atin dhe me sulotë të tjerë, shërbeu në ushtrinë ruse të vendosur në Korfuz; nga 1806 në1809 sërish atje, po në ushtrinë franceze. Ndërmjet 1809-1819 ai -me gradë nënoficeri- dhe të tjerët që ndodheshin me të u rreshtuan në "batalionin shqiptar" me shërbim në të ashtuquajturën republikë të 7 ujdhezave jonike. Ditët e para të janarit 1820, duke qenë nën komandën e Noti Boçarit, së toku me tërë bashkëluftëtarët e deriatëhershëm u hodh në Shqipëri dhe u vu në krah të armatës osmane kundër ushtrisë alipashiane. Pa kaluar shumë, bashkëluftëtarët e vet i ngarkuan M.B. detyrën për t'u marrë vesh me A. p. Tepelenën; me pëlqimin e dypalshëm M.B. me shokë kaluan në vartësi të vezirit të Janinës, A. p. T. I.M.Qafëzezi thotë se të dyja ushtritë do të luftonin së toku për çlirimin e Shqipërisë. Në zbatim të porosive të Vezirit Markua me shokë zuri kalanë e Barnàdhës e pastaj atë të Qafës e të Sulit. Në vijim goditi në Këmshadhë një karvan ushtarak osman që kalonte nga Narta në Janinë dhe i mori tërë armatimin dhe plaçkën tjetër që mbartnin; zuri grykën e Pesë Puseve dhe hodhi në dorë kalanë e Rrígashit. Pastaj fitoi në Dràmës, Kosmírë, Parçíshtë, Pllakë etj. Po, kur Marko Boçari me shokë panë se fuqitë e armatosura osmane po e mposhtnin ushtrinë e Ali p. Tepelenës, e hëngrën fjalën e dhënë dhe shkelën besëlidhjen. Ata ikën prej Çamërie dhe kaluan në Greqi. Atje u lidhën me kryengritësit e Mavrokordhatit dhe kapedanëve të tjerë kryqtarë kryengritës. Qeveria e kryengritësve e emëroi Markon komandant të njësive kryengritëse që vepronin në Greqinë Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të 1822-së mareshali osman, Mehmet-Reshid pasha Qytahiu kishte qarkuar Mesollònjën dhe po e mbante pa ndërprerje të rrethuar. Marko Boçari me të 600 bashkëluftëtarët e vet kishte zënë vend në Krionêr(Uji i ftohtë), përballë fuqisë ushtarake osmane. Më 4 dhjetor të atij viti -sipas dëshmisë së Pukëvilit që ishte i pranishëm- pasi i urdhëroi të visheshin me teshat më të mira "që vetëtinin nga argjëndet me të cilat ishin zbukuruar", i rreshtoi në një varg madhështor. Duke qenë ashtu të rreshtuar, u lidhën besa-besë dhe u quajtën "Vllàmë". Pukëvili, meqë s'e dinte kuptimin e kësaj fjale -sepse e dëgjoi për të parën herë- e shënoi siç e dëgjoi. Me të mbaruar kjo ceremoni, prifti i bekoi me kryqin në krahëror dhe u uroi mbarësi. Pa zgjatur më tej, Markua me bashkëluftëtarët e vet u vërvitën drejt fushimit të njësisë osmane. Përplasja zgjati tërë ditën, prej mëngjezit e deri në darkë vonë. Luftimi ishte aq i rreptë -shkruan Pukëvili- saqë "një ditë kur të tregohen hollësitë e kësaj përfytjeje, Thermopilet kanë për ta humbur rëndësinë". Afër të gdhirit Marko Boçari mundi të çelte një shteg nëpër rrethuesit dhe në mëngjesin e "së nesërmes vet i dymbëdhjetë hyri në Mesollonjë. Të tjerët kishin fluturuar në qiell". Në korrik 1823 nëpër fushën e Ahelout po zbriste me uturimë Mustafa p. Bushati dhe ndihmësit e tij: Llesh Ziu -kapedan i mirditasve- dhe Xheladin Ohri, të shoqëruar nga 8.000 bashkëluftëtarë. Ata ngritën logun luftarak në rrëzë të malit Belush. Në mbledhjen e bërë më 8.8.1823 Marko Boçari dhe kapedanët e tjerë sulotë vendosën që të mësynin ushtrinë e Bushatasit. Në përshtatje me zotimin e përbashkët, gjatë natës së 8-9 gushtit 1823 Markua me bashkëluftëtarët e vet u derdh drejt kundërshtarit, po përveç Kiço Xhavellës me shokët e tij, askush tjetër s'u duk gjëkundi. Përplasja e parë ndodhi me rojet e paka rreth fushimit e pas pak edhe me një njësit të vogël të Xheladin Ohrit që u shkoi në ndihmë rojeve jashtë gardhit. Gjatë asaj nate u vranë shumë mësyes, ndër ta edhe vet Marko Boçari. Ilo M. Qafëzezi thotë se gojëdhënat dhe burimet mbi vrasjen e tij nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Në disa thuhet se ai u rrethua vet i 240 në Mesollonjë; u plagos dhe të nesëmen vdiq. Në disa tregohet se, kur Markua po i ngjitej gardhit rrethues nga jashtë, një luftëtar gegë nga brenda tij e goditi me një plumb shishaneje pak më sipër syrit të djathtë. Në të tjera gojëdhëna thuhet ndryshe. Po më e besueshmja është kjo: Trupvogli Marko Boçari u vra burrërisht gjatë dyluftimit me trupviganin Llesh Ziu –prijësi i mirditasve- njëri prej shpatëpërdoruesve më të zotë të kohës. Ngjarja tregohet kështu: Markua me disa shokë, të veshur si ushtarë osmanë, hynë brenda fushimit të bushtatasit; donin të vrisnin Mustafa p. Bushatin. Çadra e këtij dhe e Llesh Ziut -të njëjta me me njëra-tjetrën- ndodheshin pranë e pranë. Markua, në vend që të hynte tek ajo e Mustafa p. Bushtatit, padashur hyri në atë të Llesh Ziut. Dyluftimi me shpatë përfundoi me vdekjen e Marko Boëarit. Bashkëluftëtarët e vet fare të pakë (5-6) që shpëtuan, kufomëm e Markos mundën ta merrnin dhe e shpunë në Mesollonjë; e varrosën nën psalljet e priftërinjve grekë, të cilët e kishin pasë mbrehur dinakërisht në qerren e tyre dhe e vërtisnin sipas dëshirës. Kurse SH-S. F. në Kamus-ul Salam thotë se Markua i plagosur rëndë ishte ende gjallë kur u shpu në Mesollonjë. Pra, edhe pse gjatë tërë jetës së tij -mjerisht të shkurtër- gjithësaherë kishte shfaqur cilësitë e shquara shqiptare të pararendësve të vet, rruga e gabuar që ndoqi e shpuri të vritej për të tjerët, për armiqtë më të amëshuar të shqitarëve; kështu trimëria dhe gjaku i tij u përdorën për të keqen e njëkombësve të vet. I vetmi shërbim -nëse mund të quhet i tillë- që Marko Boçari i bëri kombit të vet, ishte fjalori greqisht-shqip që me ndihmën e të atit, Kiços, xhaxhait, Notit dhe të vjehërrit të tij, Kristaqit shkroi më 1809 në Korfuz, kur ishte në batalionin sulot në shërbim të francezëve. Fjalori u shkrua me porosi të përfaqësuesit të qeverisë franceze pranë Oborrit të A. p. T. në Janinë, Fransua Pukëvilit, për të mësuar sulotët greqishten, sepse këtë gjuhë të huaj ata nuk e dinin. Fjalori përmbledh 1850 fjalë të parenditura, togfjalsha etj. Fjalorin e gjeti më 1876 prof. Spiridhon Llambrua në Bibliotekën Mbretërore të Parisit, i cili e përshkroi pas 14 vjetësh dhe e botoi më 1895 në të përkoshmen "Estia". Llambrua shënon se atë e shkroi "një burrë trim i shquar shqiptar". Pas 3 vjetësh, në të përmuajshmen "Albania" u njoftua vendndodhja e atij fjalori. Madje Faik Konica po atë vit(1898) iu përvesh punës për botimin e tij, po s'arriti dot, sepse i munguan të hollat e duhura. Më 1926 fjalori u botua në Tiranë, në një ble të veçantë.

MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

Pasi per 500 vjet rresht i mbajtem nen sqetullen tone, hengren e pine ne fshatrat e shtepite tona, na gjunjezoheshin sa kohe kishin nevoje per ne, na kerkonin te beheshim vellam me ta, sepse kishin nevoje per perkrahjen tone ne çameri, por ja sesi u sollen ata me ne gjate gjenocidit ku nenat dhe motrat tona u shfarosen. Keto jane vetem disa nga qindra deshmite qe do te vijojne qe do te tregojne qarte sesi ortodokset shqipfoles ishin drejtuesit dhe indikatoret kryesore te grekeve ne çameri. Keto deshmi dhe qidra te tjerat qe do te vijojne jane ne kunderpergjigje akademike, per sharlatanin ISUF HAJREDINI, qe me genjeshtrat e tij do ti bejne çamet sot te puthen me vrasesit e baballareve te tyre ne çameri. Keta pra zoti Isuf jane vellezerit tane ortodokse.(1)Muhamet Hodo Mehmetin me porosi te priftit te Karroqit Vasil Xanit (shqipfoles ortodoks) e vrau Marko Goga(suliot shqipfoles) paksa poshte Karroqit. (Treguar nga Merso Birbil Xhaferri nga Ninati dtl. 1887).Musa Hamit Demi (dtl. 1878) dhe Shuaip Mete Çanua (dtl. 1886) te dy nga Filati tregojne se, shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi nga fshati Sotire se bashku me nje çete gjakataresh si vetja pas Luftes Ballkanike qarkullonin neper Çamerine Verilindore pas asnje lloj ndrojtjeje; ne te njejten menyre si qarkullonte çeta e Çil Mastores, Nikolle Qamos, dhe ajo e Rexhenjve(te treja çetat te perbera dhe komanduara nga shqipfoles ortodokse) ne Çamerine e mesme lindore. Keto çeta u bene tmerri i çameve muslimane. Ata vrisnin e prisnin ne mes te dites ne sy te pushtetareve greke te cilet nuk i ngisnin fare, sepse ata ishin pjese perberese e tyre. Ne vitet 1913-1914 therren ne Kangjele (pllaje ne anen lindore te Filatit) Abdul Abazin e Hasan Dojaken, te dy nga Filati. Po ne vitet 1913-1914 vrane dhe therren mulla Sulejman Mushin nga Galbaqi, dhe Ilmaz Bello Sulon, Sami Sulejman Hoxhen, Sulejman Dule Çuçon, Shaban Sadush Taren, Shaban Zerre Banin, Shefqet Sulejman Hoxhen, dhe Xhaferr Isuf Xhaferrin, te gjithe nga Janjari. Po ne ato vite vrane edhe Beqo Kasimin nga Minina. Ne Shtator-Tetor 1917 shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi bashke me çeten e vet dhe ate te Rexhenjeve kapen ne Shkalle te Zerjanit Qazim Haxhi Lazen, nga Lagjia Zenelat e Filatit dhe te birin e Shuhan Rushanit nga fshati Picar; i pari prej Gurreze po kthehej per ne vendlindje, kurse i dyti po shkonte ne Filat. I thelezuan prane Pjadhulit, qe tu kallnin daten dhe ti mbyllnin brenda shtepive te tyre banoret e fshatrave muslimane te Shkalles se Zerjanit. Te verteten mbi kete gjakesi e nxorren dy horofillake te rrethkomandes se Filatit, duke u fjalosur ne njeren nga kafenete e qytetit, pyetjes se njerit, tjetri ju pergjigj me gjysem zeri : E çe do qe te diç? Vasil Kollovoi me Rexhenjte i hasposen (zhduken) po rri e mos u ndiej. (Deshmi e M.H.D. dhe e SH.M.C.)Adem Beqir Maksutin nga Paramithia ne vjeshte te 1917 e vrau tek mulliri i Huvjanit( prane Paramithise) Nikolle Kondoi nga Karjoti(shqiptar ortodoks) i cili ishte vene ne sherbim te asfalise greke si ndihmes polic.Feti Ahmet Dodin 20 vjeçar nga Paramithia e po ate muaj e vrau ne Lefterhuar, Lefter Jani(shqiptar ortodoks)Xhelal Musa Isufin 50 vjeçar nga Paramithia e vrane te krishteret e Popoves (fshat shqipfoles ortodoks ne linje te Paramithise. ( Treguar nga Riza Nexhip Kali nga Paramithia dtl. 1906)Ramadan Taho Tahon e picarit 19 vjeçar e therri (1918) Vasil Kollovoi ndermjet vendlindjes dhe fshatit Pjadhul(Shkalle e Zerjanit); tok me te therri edhe djalin e Haxhi Lazes nga Filati. (Treguar nga Islam Omeri dhe Mehmet Hasan Sulejmani nga Picari.)Ne vjeshten e dyte te 1918-s Vasil Kollovoi me shoket e tij, Jan Kaçarrin(shqiptar ortodoks) nga Karroqi, dhe te birin e Jan Koçonit(shqiptar ortodoks) nga Pallambai ne fushe te Mungulit vrane bujkun Duro Sulejman Mero nga Ninati.Çeta e kryesuar nga Gole Manxhari (prej fshatit Kellez) i vetembiquajtur Ligor Farmaqi me 27.07.1912 se bashku me çeten e tij futen dhelperisht ne kllape kryetarin e shoqerise shqiptare Bashkimi ne Janine kur ai doli nga fshat çifligu i vet Çudille dhe po shkonte ne fshat-çifligun tjeter te tijin Radhotop. Ata e thelezuan pa asnje meshire duke ja bere trupin copa copa. (A. Livadheos, “I prodhromi tis Apeleftheroseos ton Joaninon” Athine 1964 fq. 11)Ne Gurrez shqipfolesi Thoma Pituli nga Gumenica dhe çeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722)Njerezit mbeshtetes te Gjirokastritit Dhimiter Fandi i cili ishte ne sherbim te asfalise greke pas vrasjes se tij nga atdhetaret çame te grupit “Vellazeria” i zune prite Sulejman Abullah Memushit nga Galbaqi pasi ja ndane trupin me kama ne kater pjese ja varen neper deget e rrapit aty prane. Nje te mituri qe shtangu nga sa pa aty prane i thane : Te erdhi lik per Mulla Sulejmanin ? Me erdhi belbezoi ai. Eh edhe ne na erdhi per Dhimiter Fandin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 718)Cil Banua, Foto Ligori dhe Ligor Kosten(te tre shqipfoles ortodokse) nga Cangari ne gusht 1935 vrane 30 vjeçarin Omer Sako Omerin.Nikolle Kosta e Thoma Fotaqi nga Lugati me 25.06 1928 ne Krua te Gunadhes vrane 23 vjeçarin Abdurrahman Xhafer Bejdon.Vangjel Jani nga Horistjani dhe shqiptaret ortodokse grekomane qe ai drejtonte ne vitin 1923 ne “Dhrom i Madh” (vend ndermjet Dhrohomise dhe Karbunarit) therren 25 vjeçarin Muharrem Lul Hasanin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 689)Me 18.12.1924 Aleks Paci nga Bejdeshati, Cil Mastora, e Nikolle Qamua nga Horistjani te vendosur qellimisht ne Dhrohomi-Kristo Duca nga Koroni, Kristo Pula nga Karjoti, Irakli Sulioti, etj ne “Graven e Karaxhait” vrane 29 vjeçarin Haziz Lul Hasanin.Aleks Paci nga Bejdeshati vrau ne majin e 1925 prane stanit te Ligor Kostes nga Cangari Beqo Mulla Qamilin.Ne majin e vitit 1943 Miho Ligori, Stavro Nikolla, te bijte e Irakli e Niko Suliotit (te peste shqipfoles ortodokse nga Bejdeshati) ne varrezen e Fsakes vrane Reshit Hazbi Hasanin.Cil Mastora e Nikolle Qamua ne 1919 vrane Rexho Hasan Baxhanin, tek po leronte aren e vet.Ne tetor 1943 Koço Nikolla nga Vejniku dhe çeta e tij vrau ne anelumin prane fshatit Zelese Rexhep Hamza Zeqirin.(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 690)Ne perleshjen e viteve 1912-1913 Nuredin Dema vrau xhaxhane e kapitenit famekeq shqipfoles Delijanaqit, i cili do te masakronte nje numer te madh çamesh me vone. Edhe xhaxhai i tij ishte gjakatar progrek si i nipi.Sulejman Subhi Dino u vra nga Kollovenjte ne 1918 ne qafe te Plakotise(Markat) se toku me dajen e tij, Met Duçen.Ne 18-19 Mars 1918 Andon e Miço Hajrudhusha, Neço Pilua, dhe Spiro Ganja nga Pleshavica, dhe Sotir Xhinga nga Povlla therren dhe thelezuan Osman Bilalin. Kur e gjeten bashkefshataret e tij koka i mbahej ende tok me trupin nga nje rripth lekure e zverkut; trupi dhe pellembet e duarve, tere te çara. ( Treguar nga Janjaritet Harun Shipe Mehmeti, Malo Xhelil Tena, Ilmaz Selmani dhe Mustafa Abaz Rumanua)Ne 27.06.1944 Taq Shtrungari therri lemeritshem ne “Prroin e Shametes” Fuat Prronjon dhe te birin Muhametin. Taqin per shume vite me rradhe e kishte mbajtur Fuati me buke por Taqi e masakroi. Pasi i theu parakrahet dhe kercinjte e kembeve ia shine mishin e trupit duke e rrahur lakuriq me shkop te veshur me kunja metalike.(Fletorja Perlindja e Shqipnies nr. 12 dt. 8/21. 02.1944)Kosta Lolo Vaso, shqiptar ortodoks nga fshati Mursi kishte ngritur qellimisht nje dyqan ne Konispol, duke u fshehur pas emrit te tregtarit, zhvillonte nje veprimtari te terbuar ne sherbim te Greqise. Ate e vrau Halit Dalani nga familja e shquar atdhetare çame e Daljanejve. Miku familjar i Halitit ortodoksi shqiptar Petro Goga e futi ne kurth duke e ftuar te shikonin fushen, kanalizimet etj te fshatit, dhe e kaloi qellimisht ne vendin ku qe ngritur prita nga shqiptari ortodoks Sotir Lolo Vaso nga Mursia. Duke e qelluar pabesisht e vrane ne pjesen e fushes te quajtur Kandale. ( Treguar nga Ahmet Xhemaliu, Brahim Shaban Mullai, Mehmet Alushi, Nexhip Baçja, dhe Safet Cokalli, te peste Konispolite.)Vangjel Xhirmiu dhe Aleks Paci vrane ne 1925 ne fshatin Cekurat Galip Lilajn, Gjyzel Shaho Shuaipin, dhe Habib Abdurrahman Bibon. .(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 506)Ne plot shtepi Paramithitesh sherbenin prej vitesh vajza te krishtera shqiptare nga Frari dhe Çamofshatrat. Si te tilla ato dinin gjithçka ne maje te gishtrinjve te dores. Pak jave para gjemes se 1944 me shkaqe te ndryshme brenda 2-3 diteve, me lloj-lloj genjshtrash ato u terhoqen te gjitha nga shtepite ku ato sherbenin. Perse ? Hamendjet me te peraferta te çojne ne dy perfundime : ja per tu treguar çdo hollesi qe u duhej gjakatareve, ja per te mos u ndodhur aty diten e gjemes nga frika e ndonje hakmarrjeje. Pra ato ishin ne dijeni te plote te gjemes qe do te ndodhte.Shqiptaret ortodokse te fshatrave çame Foto Kiço, Kristo Foti, Koço Nikolla, Lefter Shtrungari, Nikolle Çeno Nikolle Skapera, dr. Spiro Kurti, nen urdhrat e Major Kranjait pas nje mbjedhjeje ne Mitropolin e Paramithise dolen neper rruge e njoftuan : Urdherohen te gjithe ata qe kane arme ti dorezojne menjehere, se qetesine do ta mbaje ushtria. Askush mos te kete frike. Kedo e quajme vella ; duam te bashkepunojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Rreth mesdites çetat e perbera nga ekstremistet ortodokse shqipfoles ne sherbim te Greqise te perbera nga Çomenjte, Dokenjte, Pandazenjte(suliote), Dhimo e Sotir Pasko, Kristo Manuri, Petro Bazakua, Thoma Façua, Prift Andoni, teshaqepesje Athina Paço, samareberesi Çil Çoni, Cil Kutupi, Din Jot Barba, vellezerit Dhimo e Gaq Pashko(nga familja e te cileve rrjedh edhe familja e grekomanit te terbuar Gramoz Pashkos qe ska lene gur pa kthyer permbys ne Shqiperi), Dhimo Kasari, Jan Kulla, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari(niperit e te sterfolurit Grekoman Marko Boçarit), Jot Keno, Kalope Baburi, Koste e Nikolle Kulla, Nikolle Paço, Nikolle Rafti, Stavro Kasari etj. Keta vrares se bashku me ushtrine greke kryen masakren e tmerrshme te Paramithise. Por ishin ata qe e drejtonin ushtrine greke sepse vetem ata e njifnin qytetit me imtesi sepse kishin vite qe i hanin buken çamit, dhe kur erdhi momenti e therren si dash.Duke kerkuar shpetim si i mbyturi qe kapet nga floket e tij, plot çame dyndeshin neper shtepite e te krishtereve zotimemarres, si ne ate te Jot Barbes etj. Por per habine e tyre ata vete ua hanin koken te paret, duke i therrur dhe masakruar. Keta sadiste motren e Hasan Behlulit, tre djemte e Hasim Dinos, nder ta dhe nje 5 muajsh- te shoqen dhe 2 bijat e Rexhep Malit, Ihin dhe Lihin i gozhduan me gozhde ne murr si Krishti ne kryq, dhe pasi therren Mulla Çenin argetoheshin me te bijen e tij. (Fletorja “Zeri i Çamerise” nr. 7 Tirane dt. 8.10.1946, fq. 2)Andon Doko, Koste Rafti nga fshati Lugat i çamerise mberthyen dhe burgosen Shefqet Sulejman Himin(dtl. 1926)Hare e Nikolle Çoni nga fshati i krishtere Hojke i çamerise, Vangjel Doko, Koste Rafti etj pasi hengren e pine rreth 2-3 ore rresht ne shtepine e myftiut Hasan Abdullahit therren ate, te shoqen, te bijen, dhe te birin.Taq Shtrungari thelezoi 80 vjeçarin Shaban Gaxirin, e plot te tjere; tregon sesi u fsheh setoku me Ilmaz Muhtarin, dhe Tahsin Muhedinin, mes trareve ne tavan, dhe sesi e nxorri pabesisht miku i tij shqiptar ortodoks Thoma Faço.(Deshmia ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes)Fatime Prronjo per te shpetuar te bijen Shuquranen nga perdhunimi i Dhimo e Sotir Paskos u dha atyre gjithe çkishte 30.000 dhrahmi, 2 gjysme lire floriri, nje pale vathe ari, nje unaze floriri, dhe çdo send qe u pelqeu. (Fletorja Bashkimi nr 678 Tirane, dt. 4.3.1947 fq. 2)Rina, gruaja e Foto Raftit u tha zervistev qe Hasan Abdullane ta benin copa-copa.Koço Nikolla nga fshati Vejnik pasi hengri e piu te shtepia e muftiut Hasan Abdullahit bashke me disa oficere greke, qete qete u çua morri nje gershere qe gjeti ne raft dhe duke qeshur ju afrua muftiut, dhe i tha : Me kete gershere njerzve te tu, do tu presim hundet, veshet e do tu qitim syte. Me te vertete do te beni ate qe thua tha muftiu? Me te vertete, pse per genjeshtra kemi ardhur ne ketu? tha Koçua i egersuar. (Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek Ibrahim D. Hoxha)

Trimeria Came Perballe Dredhise Suliote Dhe Denglat E Bizantinit Arben Llalla

http://ibrahimhoxha.blogspot.com/

http://albcameria.com/al/news.php?readmore=51

http://shoqatacameria.blogspot.com/

http://abedinrakipi.blogspot.com/I shumenderuari ARBEN LLALLA THESPROTI guxon ne nje shkrim qe glorifikon Odise Andreuçon te quaje turk Ismail Beun e Vlores qe eshte stergjyshi i vete Ismail Qemalit, ai shan turqit dhe mbron greket. Ti i nderuar arben qe shkruan prapa maskes se Arber Thesprotit e ke vendin ne Athine dhe jo ne Shqiperi.TRIMERIA CAME PERBALLE DREDHISE SULIOTESHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHA* Komentoi: Abedin Rakipi BEJDESHÀTI, Beqir agà(1790-1824), i mbiquajtur Karabeqír agà. Në kohë lufte mbante gradë mirjallaj(kolonel). Gjatë viteve 1822-1823 në krye të një allàji(regjiment) bashkëvendësish: dhrohomítë, gardhíqas, karbunarítë(fshatra te CAMERISE) e të tjerë që thërriteshin nën armë vetëm në kohë lufte, u ngarkua të përzinte çetat e përbëra prej plaçkitësish sulotë. Çetat e tyre zbrisnin nga malet dhe grabisnin herë e kurdo pasuritë e banorëve të fshatrave fqinje të vendeve të ulta: kodrinore e fushore, më të afërtat e të cilave ishin dhrohomitët e gardhiqasit. Duke vazhduar ndjekjen me luftime të pandërprera, puna e desh që t’i mërgonin aq sa të mos mundeshin të ktheheshin më. Kështu, në ndjekje e sipër dikur arritën deri në jugun siujdhezor grek, ku tanimë nuk mund t’u shmangeshin luftimeve edhe me kryengritës të tjerë, kryesisht edhe ata shqiptarë, po të besimit kristian, nëpër të cilëtstrukeshin edhe grekër të pakë. Trupmadh, tejet i fuqishëm dhe shpatarak i rreptë e trim i tërbuar, përherë printe në ballë të bashkëluftëtarëve të vet. Duke ia ditur këto cilësi si edhe zotësinë e trimërinë e bashkëluftëtarëve të tij, kundërshtarët ndeshjes me allajin e tij i ndruheshin dhe, kur mundeshin, i shmangeshin. Edhe pse përballë luftëtarësh kundërshtarë po aq trima, ai dhe allaji i tij dolën fitimtarë në disa ndeshje. Së fundi u ngarkua t’u merrte kryengritësve një kala të rënë më parë në duart e tyre e që tërë përpjekjet për t’ua rimarrë kishin shkuar huq. Si përherë me shpatë zhveshur në dorë, në ballë të bashkëluftëtarëve iu afrua portës kryesore. Kur po çante për të hyrë brenda në kala, një plumb i shkrehur nga një pushkë pas një frengjie e goditi për vdekje. Nuk la fëmijë, sepse nuk ishte martuar.BEJDESHÀTI, Daut agà(1794-1827). Vëllai i Beqir agait; kur i vëllai u përplas për tokë i vdekur, ai, po me shpatë zhveshur në dorë po çante nëpër armiqtë përkrah tij. Pa e lëshuar zemra nga vrasja e të vëllait, drejtoi bashkëluftëtarët me po atë guxim dhe tok me ta u gjend në sheshin brenda kalasë. Gjithnjë në përleshje trup me trup mposhti qëndresën e kundërshtarëve. Të pakët që i shpëtuan vdekjes hodhën armët në këmbët e fitimtarëve. Rrjedhimisht edhe këtij iu dha grada mirallaj. Veprimtarinë e mëtejshme nuk e kemi gjetur dot në ndonjë burim të shkruar apo nëpër gojëdhënat. Në gojëdhënat tregohet se u vra rreth 3 vjetësh pas të vëllait gjatë një luftimi tejet të rreptë. Po ndërsa në disa gojëdhëna thuhet se u vra në Mesollónjë, në disa të tjera thuhet se u vra në Athinë. La vetëm një djalë. ÇAPARI, Hasan. Lindi në Margëllëç. Themeluesi i derës së lavdishme Çapari. Vasil Krapsiti në “Istoria tu Margatiu” gabohet kur shkruan se ishte i ardhur, aziatik. Gojëdhënat e shumta të bashkëqytetarëve të tij vërtetojnë katërcipërisht se ai pati dalë nga familja e madhe margëllëçase, Amaràti. Prijësi luftarak më i zoti dhe më i dëgjuari jo vetëm në Çamëri, që po se po, por edhe shumë më përtej, shpatarak i rrallë, gjeneral i shquar kalorie dhe diplomat i dalluar. Admirali rus, Ushakov, komandanti i flotës së Detit të Zi, i cili asokohe vepronte në detin Jon, në shkresat dërguar oborrit carist, Hasan Çaparin e quante një ndër komandantët e rëndësishëm të armatës alipashiane.(P. Aravantinoi, G.LL.Arsh dhe I.M.Qafëzezi.). Sipas dëshmitarëve ngjarjepërshkrues të kohës dhe gojëdhënave të shumta ai kishte një trup të bëshëm e lastar si qiparis, tërheqës e tejet të fuqishëm. Tejet ipashëm: fytyrë kalesh(paksa ezmer), syfilxhan, vetulltrashë e flokëzi si pendë korbi. Thuhet, gjithashtu, se ishte gjysmë njeri e gjysmë “xhinì”(hyjni) dhe se kishte dashnore një zërë(orë, zanë); thuhet edhe se ajo i ishte shfaqur në gjumë edhe vet të shoqes së Hasanit. Sipas gojëdhënave të mbartura nga brezi në brez çeta cubash sulotë “nuk linin dy gurë bashkë”. Që nga çerdhet e veta në brinjat e thepisura të humbëtirave të Sulit – sipas I. M. Q.- ato derdheshin tatëpjetë fshatrave të vendeve të ulta të Çamërisë Jugore, tmerronin banorët e tyre dhe grabisnin gjithçka që gjenin në to; madje disave prej fshatrave të afërta me ta u vinin edhe detyrime të përvitshme. Të gjitha veprimet ushtarake osmane kundër tyre kishin qënë të padobishme; dhe ç’ishte edhe më keq. ata kishin mundur të ngrenin edhe një nyjë tejet të fuqishme në malin Flùar, mal në të majtë të rrjedhës së mesme të Lumit të Zi, e cila u kishte dhënë edhe më tepër dorë për grabitëri në vendbanimet e krahinës Çamofshatra; ndërkaq, ai që pastaj u quajt me mbiemrin Çapâr, kishte arritur në dallgë të tij. Për t’u ndalur grabitqarëve hovin dhe për t’u prerë përgjithmonë udhën etyre dëmebërëse, prijës e trima nga Janina, Margëllëçi, Narta, Paramithia e Préveza kundër tyre ngrinin prita të shumta dhe bënë me to luftime të herëpasherëshme shumë të rrepta e tejet të përgjakshme; gjithësaherë i zmbrapsnin dhe i zbonin deri në strofkat e tyre të çelura nëpër faqet e pjerrta thikë të maleve të veta. Njëri prej atyre prijësave e kordhëtarëve me emër ishte edhe Hasan Amarati. Gjatë vitit 1772 ai me trimat e vet –sipas Ilo Mitkë Qafëzezit- disa nga çetat në fjalë “që rripnin fshatrat e ultësirave” i dërrmoi disa herë dhe më në fund i shkatërroi tërësisht. Gjatë një nate kur kapedan Xhavàrra(a Zhavàrra) me cubat e vet po kalonte nga fshati Koçonopull i Poshtëm për në fshatin fqinjë, Muzhakë, papritmas hasi në njësinë luftarake të prirë nga Hasan Amarati. Në përfytjen e bërë në shtratin e rrjedhës së epërme të lumit Lur, gjatë dyluftimit ndërmjet të dyprijësve, Hasani e vrau Xhavarrën dhe si shenjë mundjeje i mori sharkën e zezë me shirita të bardhë anëve; këta lloj shiritash në Çamëri –si edhe ata të llambave me vajguri- i quajnë çaparë. Shiritat e asaj gune u bënë shkak që andej e pas Hasan Amarati të quhej Hasan Çapari.(Rrëfime të Abdul Kup Gjuzelit, Hasan Velo Çaçanit dhe Mete Faslli Ballës nga Margëllëçi). I.M.Q. thotë se përleshja në fjalë u bë në fshatin Bodàr; dikush tjetër thotë se u bë në Zharrovìnë, edhe këta të dy vendbanime në Çamofshatra. Po, po të mbahen parasysh vendndodhjet e këtyre fshatrave dhe mundësia për t’u vërtitur çetat në fjalë, mund të thuhet pa mëdyshje se rrëfimi i tre margëllëçasve të sapopërmendur është plotësisht bindës, pra dhe i besueshëm.• Suliotet ne ato vite kishin kaluar ne anen greke dhe luftonin kunder çameve muslimane. Ata ne çdo perpjekje te tyre kerkonin perparimin e trupave kryqtaro-athino-fanarite dhe per kete ne emer te kryqit luftonin kunder bashkekombasve te tyre muslimane. Perballe ketyre çetnikeve Suliote qe sulmonin çamerit muslimane te pafajshem ne emer te kryqit kane luftuar jo vetem vellezerit Bejdeshati po edhe shume çamer te tjere qe luftonin qe çameria mos te bjeri kurre ne roberine greke. Ndersa ne çamet luftuam per nje çameri shqiptare Suliotet luftuan bashke me greket per nje Greqi te madhe, dhe per kete mund te quhen pa frike tradhetare te kombit shqiptar. Nje nder mbeturinat e fundit Suliote ne Shqiperine e sotme qe fallsifikon te dhenat historike duke glorifikuar tradhetaret Suliote eshte Sulioti ARBEN LLALLA alias ARBER THESPROTI. Arben Llalla ka mbaruar studimet e tij historike ne Greqi dhe prej vitesh glorifikon ne libra ideologjine tradhetareSulioto-Arvanite duke u munduar tja shesi ate kombit shqiptar si te vertete. A mos valle Arben Llalla qe fshihet nen pseudon e Arber Thesprotit ka marre instrukcione te qarta nga akademiket greke?

FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM. MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANIT) e vitit 1772

FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM. MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANIT) e vitit 1772

shkruan Abedin Rakipi


Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.

Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet



MARREVESHJA E VELI PASHES ME SULIOTET DHE SHKELJA E MARREVESHJES NGA SULIOTET


(Ky shkrim eshte nje kunderpergjigje akademike ndaj grekomanit Arben Llalla i cili i vene ne sherbim te ideologjise grekofile te Sulioteve kerkon te fshehi te verteta historike te pamohueshme. Ja pra zbulohet edhe marreveshja qe shkelen Suliotet, duke prere ne bese Veli Pashen i cili me pas i perndoqi dhe vrau. E verteta eshte ndryshe, jo siç na e paraqesin grekomanet ne faqet e korruptuara te historise se Shqiperise)


Shkruan : Abedin Rakipi


Pas sulmeve te pafundme qe banditet dhe kusaret Suliote te vargmaleve te Sulit kryenin mbi banoret muslimane te fshatrave te ultesires, dhe pas taksave te pafundme qe ata i vinin fshatrave çame nen kercenimin e shfarosjes, Ali Pashe Tepelena duke mos duruar me kete gjendje kaosi vendosi qe te mbledhe gjithe bejleret, çame dhe toske per te sulmuar Suliotet. Menjehere pas perhapjes se lajmit se Ali Pasha po mbledh nje ushtri te madhe per te rrethuar Sulin, Arqipeshkvi i Artes Ignaci i shkruan nje leter te krishtereve te Kasiopise qe ti shkojne ne ndihme Sulioteve nen, kercenimin e shkisherimit. Ai i shkroi gjithashtu shefave te Armatoleve ku nder te tjera i thoshte : Kurajo Metropolitane, mos bini ne lojen e gjarperinjve. (Me fjalen gjarperinj ai nenkuptonte muslimanet, dhe njerezit e Ali Pashes, sepse armatolet ishin vene ne sherbim te tij.) Ndersa nje nga prifterinjte e fetareve Sinaite te Shen Katerines se Sinait, (sekt ky i vendosur ne Janine) shkoi ne malet e Sulit dhe ju kerkoi Sulioteve qe te dorezonin armet dhe te binin ne terma paqesore me Ali Pashane. Por ata i thane te largohej se ndryshe do ta pushkatonin. (1) Jerotheosi, arqipeshkvi i Janines u perpoq gjithashtu qe ti bindte Suliotet, por pa rezultat. Edhe kryeprifti i fshatit te Gliqit ne lindje te Paramithise morri te njejten pergjigje, dhe bile u detyrua te largohej per ne Parge, nga frika e kercenimeve qe i bene Suliotet. Ne vitin 1800 Suliotet qe kishin humbur nje pjese te mire te komandanteve te tyre, gjate luftrave te shumta kunder Aliut, nen drejtimin dhe urdhrat e priftit Samuil, i cili prej vitesh ishte orkestruesi kryesor i sulmeve dhe karnazheve gjakatare te bera nga Suliotet, mbi fshatrat çame, filluan sulmin ndaj keshtjelles se Velanit, ne jug te Paramithise, dhe ne veri te Dhrohomise. Samuili organizoi planin e sulmit te keshtjelles, qe mbahej nga 180 çamer muslimane nen urdhrat e bejlereve, çame qe benin pjese ne aleancen e madhe Ali Pashiane kunder Sulioteve. Gjate sulmit ai kendonte psalme, se gjoja Mitokokali, qe ishte krahu i tij i djathte eshte njeriu i Dites se Gjykimit i ngjallur nga vullneti hyjnor per te rrenuar kalane e Velanit. Sonte naten kendonte ai me nje ze profetik muret e Velanit, do te bien si muret e Jerikos ne bibel. Nuk i kerkoj Zotit veçse 200 burra, disa fuçi barut, dhe disa gra te forta Suliote per te transportuar ne malet tona gjithe mallin e muslimaneve vazhdonte ai. Ata u leshuan si ujq te uritur qe e shikojne nga malet e larta gjahun e tyre, duke e sulmuar kur bariu eshte ne gjume, dhe duke e shqyer dhe gjakosur deri ne vdekje. Ndoshi ashtu si e kishte parashikuar Samuili i cili municionet dhe fuçite e pafundme te barutit i merrte nga Francezet, nepermjet Parges ose Korfuzit, duke i kaluar ato neper male, dhe rruge te fshehta. Samuili bashke me disa Suliote gerrmuan nje tunel te fshehte deri afer keshtjelles dhe pasi i kaluan ne te fuçite e barutit hodhen te ere keshtjellen e mbajtur nga çamet. Pasi nje pjese e murit te keshtjelles hidhet ne ere rruga hapet per Suliotet, te cilet i mbyllin çamet akoma me ne brendesi te keshtjelles dhe rreth 60 prej tyre i dogjen te gjalle. Pasi lajmi i shkaterrimit te kalase afer Velanit, dhe lajmi se Suliotet ishin shume afer Paramithise i shkoi Aliut ne Janine, ai u çmend nga inati, dhe trishtimi. I nervozuar ai hapi dritaret e pallatit te tij dhe filloi te ulerinte fort perpara oborrit te pallatit : A nuk ka me besimtare muslimane? Deri kur o race e turpshme do te vazhdoni te beni nje jete te tille te felliqur(duke ju nenshtruar kusareve suliote)? A do te lejoni ju nje grusht kusaresh te pikellojne muslimanizmin ? A mos do te prisni qe ata te vijne tju marrin edhe Janinen ? Te gjitha ata qe jane bijte e islamit te vijne menjehere dhe te bashkohen nen flamurin tim!(2) Ali Pasha pasi mblodhi 14.000 trupa me shqiptare muslimane filloi fushaten e tij te gjate te luftrave kunder kusareve Suliote. Pasi disa vitesh lufte,Suliotetqe tashme nuk merrnin me provizione dhe municione nga Parga dhe Korfuzi pas largimit te Francezeve, ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga trupat e Aliut ne malet e Sulit. Parga tashme smund tju vinte me ne ndihme, dhe malet e tyre ishin te shkreta, dhe smund ti afronin atyre asgje me teper sesa nje vdekje nga uria. Samuili me se koti i drejtonte qiellit lutje, dhe i jepte zemer njerzve ne ane moment, kur nje ze i pare therret per kapitullim. Duhet te kapitullojme vazhduan te ngrihen zera te tjere, skemi rruge tjeter. Zerat qe therrisnin per kapitullim u bene shumice, aq sa Samuili i nervozuar kerceu nga vendi dhe tha : Ata qe duan te behen skllever le te kapitullojne, ata qe besojne ne Diten e Gjykimit, le te rreshtohen nen flamurin tim. Por tashme askush si degjon me perrallat e Samuilit. Te gjithe Suliotet i kerkuan Foto Xhavelles qe te kerkoje nga Veli Pashai (djali i Ali Pashes qe mbante te rrethuar Suliotet)nje armepushim, dhe nje kapitullim. Menjehere Veliu ju pergjigjet pozitivisht duke ju propozuar amnistine e meposhtme tekstualisht te shkeputur nga libri “Historia e rigjenerimit te Greqise.” (Histoire de la regeneration de la Grece 1843)ALLAHU(eshte)Paqe dhe Falje,Une, Veli Pasha i Delvines, djali i Aliut, djali i Veliut, djali i Muktarit, djali i Salih Tepelenes, Valiu i Thesalise, Deverenghi Pasha, anetar i keshillit suprem te Portes se Larte, te Monarkut te monarkeve, te Sulltanit te Lavdishem qe shperdan kurora te arta, qe mbreteron mbi tronet e botes me lejen e tij, i akordoj te krishtereve te Sulit aktin e meposhtem :(1)Suliotet do te kene lirine te dalin nga vendi i tyre me armet e tyre, bagazhin, municionet, plaçkat dhe gjithçka ata do te duan te marrin me vete per te shkuar ose jashte Shqiperise, ose brenda saj, sipas deshires se tyre.(2)Angazhohem te paguaj personalisht te gjitha kafshet e transportit qe do te duhen per transportimin e tyre, te plaçkave te tyre, te kafsheve te tyre, te pleqve, grave, famijeve, te plagosurve, dhe gjithçka tjeter deri ne vendin qe ata do te duan te shkojne.(3)Te gjitha pengjet Suliote qe mbahen te burgosur me urdher te babait tim do te lirohen.(4)Ata Suliote qe duan te jetojne ne Shqiperi, dhe te banojne me ne do te gjejne prona, toka, fshatra, gjithçka falas, mbrojtje, siguri, dhe miresi prane meje dhe babait tim.(5)Betohem se ky pakt eshte i shenjte, betohem se asnje nga Suliotet nuk do te preket, shahet, ngacmohet, apo gjykohet per ate qe ka kryer ne te kaluaren e tij. Nese e shkel kete pakt, apo nese shkelet nga ndonje nga ne, neshtrohem per veten dhe te mite qe te meritoj titullin e muslimanit apostat(qafir femohues, qe ishte kulmi i turpit te nje burri ne ate kohe, ishte me mire te vdisje sesa te quheshe i tille). Nese e shkelim kete pakt, le te na brakstisin edhe grate tona, qe do te benin betimin e madh. Si prove e besnikerise time nje kopje e ketij pakti do ti jepet Sulioteve, dhe Zoti me mallkofte dhe shkaterrofte nese e shkel ate.Shkruar dhe nenshkruar nga une dhe vellezerit e mi ne te armeve, muslimane sunite.Suli 12 dhjetor 1803 Veli Pasha Ali ZadeElmaz beu, Ismail bej Konica, Muhamet beu, Ismail bej Prronjo, Hasan bej Çapari, Ago beu, Abedin bej Zarkani, Omer beu, Meçe bej Bono, Haxhi Bido, Latif Hoxha, Hyse Toska, Abaz Tepelena. (3)Ne 15 dhjetor te 1803 Veli Pasha i dergoi nje leter kapedaneve te Parges duke ju kerkuar atyre qe ti strehonin Suliotet, dhe ti ndihmonin ata ne kalimin e tyre per atje ku ata deshironin te shkonin. Nen drejtimin e Foto Xhavelles Suliotet filluan te largoheshin nga vendi i tyre duke marre drejtimin e Parges. Nder prijesat qe i shoqeronin ata ishin edhe Dhimo Drako, Dhimo Zerva, Diamant Zerva, nga fshati Zerve i Sulit(nga fisi i Zervave te Sulit rrjedh edhe gjakatari Napolon Zerva i cili ne 1944 kreu masakren e kobshme ndaj çameve duke i masakruar ata pa meshire). Nje pjese tjeter e Sulioteve nen drejtimin e Kutzonikes, Jorgo Boçarit, Palaskes etj morren drejtimin e Zalongos. Nje pjese tjeter morren morren drejtimin e Etolise per tu bashkuar me armatolet e udhehequr nga Paleopullo.Ndersa Suliotet po largoheshin nga malet e tyre shqiptaret hyne ne malet e Sulit, dhe kryeprifti Samuil qe per disa dekada rresht kishte udhehequr luften kunder tyre, me dredhi i terhoqi ata per te vendi ku ai kishte fshehur gjithe fuçite e barutit qe perdornin Suliotet. Pasi i terhoqi ata deri atje ai ai i vuri zjarrin fuçive te barutit qe e hodhen e ate ne ere se bashku me nje grup te madh shqiptaresh muhamedane, qe e kishin ndjekur. Ai per kete u ndihmua edhe nga disa Suliote qe se kishin pranuar kapitullimin. Veli Pasha qe ishte dhe vete deshmitar i shperthimit dhe vrasjes se qindra muslimaneve shqiptare e konsideroi kete gjest si thyerje te marreveshkjes dhe paktit te paqes.(4)Dhe vertete ajo ishte nje thyerje e qarte e marreveshjes se paqes qe ai beri me Suliotet. I trishtuar nga vdekja e shume njerezve te tij, dhe pas thyerjes se paktit te Sulioteve me kete gjest ai urdheroi qe te ndiqen dhe te vriten te gjithe Suliotet. Nese Suliotet nuk do ta kishin prere ne bese Veliun ai do ti kishte lene ata te iknin te qete ne punen e tyre ashtu siç ai vertete i lejoi. Edhe pse Suliotet qe ai i la te lire te largoheshin pas disa dekadash krime monstruoze te kryera prej tyre ishin larguar tashme dhe ishin larg, ushtrite e Veliut arriten nje pjese te tyre, dhe vrane gjithe burrat, por duke dashur te zene rob grate e tyre ato u hodhen nga shkembi ne Zalongo, akt ky i cili nga shkrimtaret aventuriere franceze qe levdonin Greqine u quajt edhe vallja e Zalongos. Ate qe shkrimtaret progreke franceze harrojne te shkruajne eshte se me qindra vajza çame u hodhen neper puse, kroje, shkembinj etj, per mos te rene ne duart e Suliotit Napolon Zerva dhe trupave te tij. Kjo eshte pra ngjarja e vertete e Kapitullimit te Sulioteve te cilet pasi u falen nga Veli Pasha vrane me qindra nga njerezit e tij, duke thyer keshtu paktin e firmosur prej tyre, gje kjo qe detyroi Veli Pashain, djalin e Ali Pashait, te hakmerret ndaj pabesise se tyre duke i perndjekur dhe vrare nje pjese te tyre. Ky shkrim denjon te tregoje qarte historine e vertete te kapitullimit te Sulit, i cili nuk diti ta mbaje fjalen e dhene, dhe siç e meritonte e pesoi. Eshte nje kunderpergjigje ndaj genjeshtrave dhe krijimeve historike te grekomaneveshqipfoles te cilet e deformojne historine tone duke e trajtuar kete ngjarje si nje pabesi te Ali Pashait qe sulmoi Suliotet dhe i preu ata ne bese pasi firmosi kete pakt me ta. Por historianet perendimore flasin ndryshe duke e treguar qarte ate qe ndodhi si per ti thyer hundet grekomaneve si Suliotit Arben Llalla i cili faktet historike i deformon duke i bere ato prosuliote dhe duke u kenduar kenge lavdie Sulioteve qe vete e prene ne bese Veli Pashen. Ate qe fsheh Arben Llalla eshte se edhe Napolon Zerva eshte Suliot nga fshati Zerve i Sulit qe gjendet ne jug te Zhirmiut dhe ne verilindje te Valanidhit. Ne lindje te ketij fshati shtrihet Filipjadha. Tushe Zerva, Dhimo Zerva, Diamant Zerva jane disa nga emrat e Sulioteve qe luftuan kunder Ali Pashes, çameve dhe toskeve. Jorgo Boçari, Marko Boçari jane disa nga emrat e fshatit Boçar te Sulit qe gjendet ndermjet Gliqise dhe Nikolices, qe luftuan kunder Ali Pashes dhe shqiptareve te tjere muslimane. Marko Boçari dhe shoket e tij i benin thirrje Pargariteve me 28.06.1821 me fjalet e meposhtme : “Pargarite! Gjarpri musliman u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo ne bregdetin e Epirit...”. Tashme dihet qarte se per cilin flamur me kryq luftoi Marko Boçari ne 1821.(5)Ndersa pasardhesit e tyre jane Kolonel Dhimiter Boçari, i cili perfaqesonte Greqine ne komisionin e ndarjes se kufijve ne vitet 1913-1917. Ishin njerezit e Kolonel Dhimiter Boçarit qe vrane gjeneralin italian Telinin sepse ky disa fshatra kufitare shqiptare ja kaloi Shqiperise ne dem te Greqise. Ndersa Boçaritet e tjere Sotir Boçari dhe Jorgaq Boçari ishin dy nga drejtuesit e andarteve qe kryen tmerret masive ne Paramithi ne vitin 1944.(6)Njerez si Arben Llalla dhe Isuf Hajredini me genjeshtrat e tyre progreko-suliote kerkojne te hedhin hi mbi te vertetat historike duke i deformuar ato dhe duke i dhene atyre ngjyra progreke ne dem te çameve dhe shqiptareve ne pergjithesi. Keta njerez qe ngrene te qiell vlerat e Sulioto-Arvaniteve duke shkelur me kembe gjenocidin e eger qe pesoi popullsia çame kerkojne te fshijne memorien e ketij gjenocidi duke e mbuluar ate me petkun e lavdise Suliote qe gjate dy shekujve te fundit me kryqin ne nje dore dhe thiken ne anen tjeter masakroi me qindra mijera çame dhe shqiptare te tjere muslimane.


ABEDIN RAKIPI