JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET

JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET
Flamuri me sfond blu dhe kryq te bardhe simbolizon luften e sulioteve per kryqin dhe Greqine e madhe kunder shqiptareve dhe turqve.

dimanche 19 octobre 2008

BOÇARÉNJTE DHE TRADHTIA E MARKO BOÇARIT NDAJ ALI PASHE TEPELENES



BOÇARÉNJTE DHE TRADHTIA E MARKO BOÇARIT NDAJ ALI PASHE TEPELENES





KY MATERIAL ESHTE SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHES NE TE CILIN TREGOHET QARTE TRADHETIA QE SULIOTET ME NE KRYE MARKO BOÇARIN I BENE ALI PASHES QE LUFTONTE PER SHQIPERINE DUKE E BRAKTISUR DHE DUKE KALUAR NE ANEN E GREKEVE.


BOÇARÉNJ,~TË: Fis i madh e i fuqishëm luftëtarësh të guximshëm shqiptarë nga Suli, pjesa lindore e Çamërisë së Mesme. I.M.Qafëzezi shkruan se i pari i tyre që njihet ka qenë Kiço Boçari, i biri i tij ishte Jorgj Boçari, kurse të nipërit e vet ishin Dhimitër, Kiço(i ati i Markos) e Thanas Boçari.Vëllezër të Markos ishin Kollë e Kostë Boçari, kurse Dhimitri e Tushja ishin përkatësisht i pari djali i Notit e i dyti i Thanasit., domethënë kushërinj të parë të Markos. I biri i vetëm i Markos, Dhimitër Boçari, ndërsa Jani, Kiçua, Markua e Nashua ishin të bijtë e Kostës, vëllait të Markos. Boçarenjtë e fundit ishin: Timo Dhimitër Boçari, nipi i Notit. Kostandin Kiço Boçari, nipi i Kostës dhe i pasmi Dhimitraq Boçari, stërnip i Notit, n/kolonel i armatës kr. a-f, ish-kryepërfaqësues i qeverisë greke në Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit shtetëror greko-shqiptar në vitn 1923 e në vitet 1930 ministër i fuqive detare kr. a-f., përherë armik tejet i hidhur i kombit dhe i shtetit shqiptar.Sulotët, duke qenë racë shqiptare, i kanë pasë treguar dukshëm veçoritë e rralla të racës përkatëse: trimërinë dhe krenarinë, paepshmërinë para kurrfarë vështirësie, ndershmërinë, bujarinë etj., veçori këto që ua ka njohur e theksuar gjithëkush, ashtu si tërë shqiptarëve të tjerë. Mjerisht trimëria e rrallë dhe cilësitë e tjera të tyre shkuan për dhjamë qeni, sepse ata luftuan kundër sundimit osman, po jo në dobi të atdheut e të kombit të vet. Disa pjesëtarë nga ata dhe shumë e shumë nga bashkëkrahinarët e vet u vranë gjatë luftimeve përkrah kr. a-f. e si të tillë nuk u takon të quhen as dëshmorë e as heronj.BOÇARI, Marko (1789-1823). Luftëtar i mirënjohur nga Suli. U rrit dhe u stërvit si luftëtar në oborrin e A. p. T. Në vitet 1803-1806, së toku me të atin dhe me sulotë të tjerë, shërbeu në ushtrinë ruse të vendosur në Korfuz; nga 1806 në1809 sërish atje, po në ushtrinë franceze. Ndërmjet 1809-1819 ai -me gradë nënoficeri- dhe të tjerët që ndodheshin me të u rreshtuan në "batalionin shqiptar" me shërbim në të ashtuquajturën republikë të 7 ujdhezave jonike. Ditët e para të janarit 1820, duke qenë nën komandën e Noti Boçarit, së toku me tërë bashkëluftëtarët e deriatëhershëm u hodh në Shqipëri dhe u vu në krah të armatës osmane kundër ushtrisë alipashiane. Pa kaluar shumë, bashkëluftëtarët e vet i ngarkuan M.B. detyrën për t'u marrë vesh me A. p. Tepelenën; me pëlqimin e dypalshëm M.B. me shokë kaluan në vartësi të vezirit të Janinës, A. p. T. I.M.Qafëzezi thotë se të dyja ushtritë do të luftonin së toku për çlirimin e Shqipërisë. Në zbatim të porosive të Vezirit Markua me shokë zuri kalanë e Barnàdhës e pastaj atë të Qafës e të Sulit. Në vijim goditi në Këmshadhë një karvan ushtarak osman që kalonte nga Narta në Janinë dhe i mori tërë armatimin dhe plaçkën tjetër që mbartnin; zuri grykën e Pesë Puseve dhe hodhi në dorë kalanë e Rrígashit. Pastaj fitoi në Dràmës, Kosmírë, Parçíshtë, Pllakë etj. Po, kur Marko Boçari me shokë panë se fuqitë e armatosura osmane po e mposhtnin ushtrinë e Ali p. Tepelenës, e hëngrën fjalën e dhënë dhe shkelën besëlidhjen. Ata ikën prej Çamërie dhe kaluan në Greqi. Atje u lidhën me kryengritësit e Mavrokordhatit dhe kapedanëve të tjerë kryqtarë kryengritës. Qeveria e kryengritësve e emëroi Markon komandant të njësive kryengritëse që vepronin në Greqinë Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të 1822-së mareshali osman, Mehmet-Reshid pasha Qytahiu kishte qarkuar Mesollònjën dhe po e mbante pa ndërprerje të rrethuar. Marko Boçari me të 600 bashkëluftëtarët e vet kishte zënë vend në Krionêr(Uji i ftohtë), përballë fuqisë ushtarake osmane. Më 4 dhjetor të atij viti -sipas dëshmisë së Pukëvilit që ishte i pranishëm- pasi i urdhëroi të visheshin me teshat më të mira "që vetëtinin nga argjëndet me të cilat ishin zbukuruar", i rreshtoi në një varg madhështor. Duke qenë ashtu të rreshtuar, u lidhën besa-besë dhe u quajtën "Vllàmë". Pukëvili, meqë s'e dinte kuptimin e kësaj fjale -sepse e dëgjoi për të parën herë- e shënoi siç e dëgjoi. Me të mbaruar kjo ceremoni, prifti i bekoi me kryqin në krahëror dhe u uroi mbarësi. Pa zgjatur më tej, Markua me bashkëluftëtarët e vet u vërvitën drejt fushimit të njësisë osmane. Përplasja zgjati tërë ditën, prej mëngjezit e deri në darkë vonë. Luftimi ishte aq i rreptë -shkruan Pukëvili- saqë "një ditë kur të tregohen hollësitë e kësaj përfytjeje, Thermopilet kanë për ta humbur rëndësinë". Afër të gdhirit Marko Boçari mundi të çelte një shteg nëpër rrethuesit dhe në mëngjesin e "së nesërmes vet i dymbëdhjetë hyri në Mesollonjë. Të tjerët kishin fluturuar në qiell". Në korrik 1823 nëpër fushën e Ahelout po zbriste me uturimë Mustafa p. Bushati dhe ndihmësit e tij: Llesh Ziu -kapedan i mirditasve- dhe Xheladin Ohri, të shoqëruar nga 8.000 bashkëluftëtarë. Ata ngritën logun luftarak në rrëzë të malit Belush. Në mbledhjen e bërë më 8.8.1823 Marko Boçari dhe kapedanët e tjerë sulotë vendosën që të mësynin ushtrinë e Bushatasit. Në përshtatje me zotimin e përbashkët, gjatë natës së 8-9 gushtit 1823 Markua me bashkëluftëtarët e vet u derdh drejt kundërshtarit, po përveç Kiço Xhavellës me shokët e tij, askush tjetër s'u duk gjëkundi. Përplasja e parë ndodhi me rojet e paka rreth fushimit e pas pak edhe me një njësit të vogël të Xheladin Ohrit që u shkoi në ndihmë rojeve jashtë gardhit. Gjatë asaj nate u vranë shumë mësyes, ndër ta edhe vet Marko Boçari. Ilo M. Qafëzezi thotë se gojëdhënat dhe burimet mbi vrasjen e tij nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Në disa thuhet se ai u rrethua vet i 240 në Mesollonjë; u plagos dhe të nesëmen vdiq. Në disa tregohet se, kur Markua po i ngjitej gardhit rrethues nga jashtë, një luftëtar gegë nga brenda tij e goditi me një plumb shishaneje pak më sipër syrit të djathtë. Në të tjera gojëdhëna thuhet ndryshe. Po më e besueshmja është kjo: Trupvogli Marko Boçari u vra burrërisht gjatë dyluftimit me trupviganin Llesh Ziu –prijësi i mirditasve- njëri prej shpatëpërdoruesve më të zotë të kohës. Ngjarja tregohet kështu: Markua me disa shokë, të veshur si ushtarë osmanë, hynë brenda fushimit të bushtatasit; donin të vrisnin Mustafa p. Bushatin. Çadra e këtij dhe e Llesh Ziut -të njëjta me me njëra-tjetrën- ndodheshin pranë e pranë. Markua, në vend që të hynte tek ajo e Mustafa p. Bushtatit, padashur hyri në atë të Llesh Ziut. Dyluftimi me shpatë përfundoi me vdekjen e Marko Boëarit. Bashkëluftëtarët e vet fare të pakë (5-6) që shpëtuan, kufomëm e Markos mundën ta merrnin dhe e shpunë në Mesollonjë; e varrosën nën psalljet e priftërinjve grekë, të cilët e kishin pasë mbrehur dinakërisht në qerren e tyre dhe e vërtisnin sipas dëshirës. Kurse SH-S. F. në Kamus-ul Salam thotë se Markua i plagosur rëndë ishte ende gjallë kur u shpu në Mesollonjë. Pra, edhe pse gjatë tërë jetës së tij -mjerisht të shkurtër- gjithësaherë kishte shfaqur cilësitë e shquara shqiptare të pararendësve të vet, rruga e gabuar që ndoqi e shpuri të vritej për të tjerët, për armiqtë më të amëshuar të shqitarëve; kështu trimëria dhe gjaku i tij u përdorën për të keqen e njëkombësve të vet. I vetmi shërbim -nëse mund të quhet i tillë- që Marko Boçari i bëri kombit të vet, ishte fjalori greqisht-shqip që me ndihmën e të atit, Kiços, xhaxhait, Notit dhe të vjehërrit të tij, Kristaqit shkroi më 1809 në Korfuz, kur ishte në batalionin sulot në shërbim të francezëve. Fjalori u shkrua me porosi të përfaqësuesit të qeverisë franceze pranë Oborrit të A. p. T. në Janinë, Fransua Pukëvilit, për të mësuar sulotët greqishten, sepse këtë gjuhë të huaj ata nuk e dinin. Fjalori përmbledh 1850 fjalë të parenditura, togfjalsha etj. Fjalorin e gjeti më 1876 prof. Spiridhon Llambrua në Bibliotekën Mbretërore të Parisit, i cili e përshkroi pas 14 vjetësh dhe e botoi më 1895 në të përkoshmen "Estia". Llambrua shënon se atë e shkroi "një burrë trim i shquar shqiptar". Pas 3 vjetësh, në të përmuajshmen "Albania" u njoftua vendndodhja e atij fjalori. Madje Faik Konica po atë vit(1898) iu përvesh punës për botimin e tij, po s'arriti dot, sepse i munguan të hollat e duhura. Më 1926 fjalori u botua në Tiranë, në një ble të veçantë.

1 commentaire:

Linda a dit…

Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com