JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET

JA CILIN FLAMUR PERDORNIN SULIOTET
Flamuri me sfond blu dhe kryq te bardhe simbolizon luften e sulioteve per kryqin dhe Greqine e madhe kunder shqiptareve dhe turqve.

lundi 20 octobre 2008

NEOSULIOTET MOHOJNE CAMERINE


Neosuliotët

http://revistamapo.com/index.php?faqe=detail&kat=Dossier&id=925

Shkruan : Ben Andoni

Një artikullshkrues, pak ditë më parë, Sulin dhe
suliotët i
identifikonte me Çamët. Historia ngërthehej, por
pastaj
ndahej. Çamët me fatkeqësinë e tyre të ditur dhe
Suliotët
të rrënuar, të shpërndarë, në një histori, që nuk u
tregua
aspak dashamirëse me ta. Një pinjoll 70 vjeçar i
Xhavellave
(Tasho) nuk gjente qetësi, sesi ata mund të
identifikohen
me çamët. Suli është Suli, u thoshte të gjithëve. I
tronditur. Pa qetësi...”Kam qenë krenar për racën time
dhe
që kur kullosja kecërit në një pllajë, dija se ato
ishin
pllajat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë në Melesin,
atje
në qoshk të Shqipërisë”. Suliotët kur u shpërbënë
erdhën në
Melesin në kohën e Zylyftar Podës, rrëfen për MAPO,
Anesti
Tasho...O suljotë,- na thërriste krahina. Ishin ezmerë
me
nofulla të kërcyera dhe të gjatë. Sot e kësaj dite
shumë
nga ne janë ezmerë dhe në gjithë Shqipërinë..
...
I pari, që erdhi prej tyre nga fisi i njohur suliot në
Shqipëri, ishte me emrin Tasho. Pasardhësi i fisit të
Xhavellave, kishte ngarkuar dy djemtë e vegjël, në dy
kosha, dhe me ta mbartur- mbërriti Melesinin. Që andej
iu
shpalos për herë të parë vendi i ri fëmijëve.
Përfundimisht, kjo do bëhej shtëpia e tij dhe e fisit,

tashmë nuk do të dehej më, me erën e lirisë së Sulit.
Por,
burri i fortë, që veç erës së luftës kishte mbartur
edhe
erën e blegtorit të mirë, nuhati kullotën e mirë dhe
qetësinë e munguar. Atë që e kishin harruar suliotët.
Stërgjyshi i Anestit Tashos, bashkë me gjashtë familje
suliotësh, që erdhën pas tij në këtë vend, krijuan
vendbanimin e ri të suliotëve. Tashmë kishte mbaruar
lufta,
po fillonte mbijetesa. “Kishin nevojë që të jetonin”,
kujton Anesti, që realizoi pas viteve e viteve të tëra
punë
një monografi, që i kushtohet Sulit dhe suljotëve, por
edhe
racës së tij. Që dikur nxori dhe një nga kryeministrat
e
parë të shtetit grek, Kiço Xhavellën. Mësuesi, ose
inxhinieri i dikurshëm, në librin e tij, ka
koleksionuar me
kujdes dhe ka bërë një “Histori të Sulit”, ku ka futur
pasardhësit e tij, që tashmë janë të vendosur kudo
nëpër
Shqipëri. “Të gjithë mendojnë se të parët tanë dhe
disa
familje të tëra suliote kanë ardhur në Melesin rreth
viteve
1828-1831, kur kapedan Zylyftar Poda mbas luftës dhe
qëndresës së tij në Melesin, ndaj forcave osmane,
pranoi që
të qëndronte në Melesin”, kujton Anesti. “Për suliotët

kur kam kuptuar e filluar së shkruari, çdo gjë që
dëgjoja e
mbaja shënim dhe çdo material për Sulin e arshivoja”.

kohën e monizmit nuk ka guxim sepse suliotët shqiptarë
quheshin si filo grekë. Në kohën e demokracisë e
përfundon
të gjithë botimin e tij dhe tash është duke botuar një

dytë.

Në Melesin...
Në vendin e ri ata ishin të papërkulur, jo për sa i
përket
armiqve, por mbijetesës. Bënë pije të mrekullueshme,
por
edhe punuan me përkushtim në bujqësi, tregëti. Pasi
jetuan
deri në fillim të shekullit të kaluar, Suliotët, që
tashmë
ishin shkrirë me vendasit, vendosën që të shkonin më
tutje
në Leskovik. Në fillimet e shekullit të kaluar,
Leskoviku,
ishte një qytet, me peshë në Shqipëri. Dhe, falë
pozicionit
të dyzuar të qytetit, që shërbente njëkohësisht për
Shqipërinë dhe Greqinë, suliotët, po aq të dyzuar mes
kohës, blenë shtëpitë e disa të pasurve. Kur ata u
zhvendosën përfundimisht në banesat e reja nuk ishin
si
dikur, kur jetonin në kasollet me baltë. Ky ishte
ndërrimi
i parafundit i banesave para se të shpërndaheshin.
Por,
ishte edhe koha e ndërrimit të madh të emrave.
Administrata
osmane, që ishte prezente në Shqipëri, nuk e kishte
harruar
se çfarë kishin bërë gjyshërit e tyre. Sepse,
Xhavellat, që
zgjidheshin shpesh në krye të suliotëve, apo që e
ndihmuan
Revolucionin grek, nuk mund të harroheshin lehtë. “Nga
ky
element, pasardhësit e fisit të famshëm luftëtar,
kujtuan
dhe vendosën, që të ndërronin mbiemrin e Xhavellës me
Tasho, për nder të suliotit të parë, që zbriti në këtë
vend”, kujton Nesti.

Si u bashkuan
“Kemi disa kushërinj tanë në Borizanë (Greqi) dhe kur
shkuam në Sul, pleqtë na treguan se sarajet diku atje

mal ishin tonat. Por, ata më shumë ruanin në mëndje
bashkësinë tonë dhe mënyrën sesi ne rrinim me
njëri-tjetrin” , kujton burri, që ideoi dhe bashkimin
e
fisit në një datë të caktuar, si dikur. Rituali i
bashkimit
të suliotëve, ose ky pelegrinazh familjar, i ka
rrënjët
thellë në histori. Të gjendur gjithmonë përpara
vështirësive, por më shumë për të përkujtuar të
kaluarën e
paraardhësve të tyre të nderuar, në Sulin e largët,
pinjollët e tyre mblidheshin në ditën e emrit të Shën
Sotirit (Shpëtimtarit) , në rrëzë të Melesinit në
Leskovik.
Vendit, ku ata zbritën për herë të parë në vitet ’30

shekullit të XIX, në ekstremin lindor të Shqipërisë.
Ky
ritual, që vazhdoi me jetën dhe fatin e pesë brezave
suliotësh, arriti kulmin para Luftës së Dytë Botërore.

lulëzimin e tij, një panair lokal bëhej për nder të
bashkimit të tyre. Xhavellajt e Shqipërisë, që tashmë
u
konvertuan në Tasho dhe Sulioti, mblidheshin për t’u
interesuar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Historia
e
pelegrinazhit, më vonë, nuk mbaron këtu, po ajo ka
vazhduar
me ritme më të ulëta dhe gjatë Luftës së Dytë. “Ku, të
detyruar nga përfundimi i saj, disa shkuan në Greqi,
disa
mbetën në Shqipëri”, kujton Anesti, organizatori i
saj, i
menduar. Pas luftës, me gjithë përmasat jo të mëdha,
suliotët krenarë mblidheshin përsëri, por tashmë
gjithnjë e
më të rralluar. Dhe, kishte shumë momente, pas Luftës

qëndronin pa folur, sepse tashmë pjesa më e madhe e
tyre,
ishte jashtë kufijve të Shqipërisë, ndërsa ata vetë
përballeshin me shuarjen e heshtur.
Në Kishën e tyre të Shën Sotirit, pasi meshoheshin,
Neo-suliotët qëndronin pak me njëri-tjetrin, pyesnin
për të
rejat dhe ndaheshin me premtimin e përvitshëm se do të
ribashkoheshin përsëri. Këtë tash e bëjnë rregullisht
kur
mblidhen nga të gjithë vendet. Anesti Tasho, pinjolli
i
brezit të tretë të fisit të njohur suliot Xhavella,
kur
afron gushti, shpërndan ftesa, tek të gjithë
pasardhësit e
Suliotëve, që janë të përhapur tani në tre kontinente,
Amerikë, Evropë dhe Australi, për tu ribashkuar.
Flitet për
një histori të jashtëzakonshme, që ka lidhje me fisin
e
njohur Xhavella, të natyralizuar tashmë Tasho dhe të
denjë
për një Guiness historik. Si dikur, në datën 6 gusht
të çdo
viti, kudo që të ndodheshin dhe në çfarëdo momentesh
që të
ishin, Suliotët e fisit të Xhavellajve, heronjve të
famshëm
të rezistencës kundër Osmanëve, bashkoheshin në
Shqipëri,
në Melesin të Leskovikut. Dhe me kalimin e kohës
kujtuan jo
vetëm suliotët e dikurshëm, por edhe të tashmit. Mbi
fisin
e famshëm, historikisht pati probleme me të gjithë
pushtuesit. Disa nga përfaqësuesit e nderuar të këtij
fisi,
që organizuan për herë të parë rezistencën ndaj
fashizmit
në Leksovik, u dënuan më vonë nga regjimi komunist. Të
mbeturit, mbijetonin me çfarë të mundeshin. “Ky ishte
momenti, ku trishtimi ynë ishte i madh. Por, amaneti i
pleqve tanë, që të mblidheshim ishte akoma më i madh”,
kujton i moshuari, që rilindi traditën. Anesti,
vazhdon që
të ‘endet’ arkivave, biblotekave, Institutit të
Historisë,
për të sqaruar se kush ishte vendi i vërtetë i
paraardhësve
të tij në Revolucionin Grek, kundër Portës së Lartë,
apo
kundër Ali Pashës. Falë pasionit të hershëm për
historinë,
ish inxhinieri mekanik duket se ia ka dalë më së
fundi. Kur
ka arritur, më në fund, në këtë vit, që t’i bindë pas
‘90
suliotët, që t’i bashkojë si dikur në Melesinin e
vjetër.
Kjo është arsyeja, që pas gati 30 vjetësh, të 150
Xhavellat
shqiptarë dhe po aq grekë, dhe më pak në vendet e
tjera,
bashkohen, si dikur në Melesinin e largët. Është
mbijetesa
e një fisi shqiptar, simbol i qëndresës kombëtare në
shekuj.
“E unë tashti le të më gjejë se çfarë të dojë, arrita,

t’i bashkoja njerëzit e mi, si dikur”, kujton i
moshuari
Anesti Tasho. “Jam i lumtur, se ne nuk do të shuhemi,
thotë
ai. Këtë e kam parë tek Xhavllinjtë e rinj, që mezi po
presin të njihen”. Dhe, këtë do t’ua lë amanet edhe
fëmijëve të mi...”Nuk jemi çamë”, më thotë sërish. Ne
kemi
luftuar me breza, që të ishim dhe të mbetemi suliotë.

1 commentaire:

Linda a dit…

Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com